Politike

Defender 21/ Yuri Kim jep DETAJE: Deri të hënën, më shumë se 800 trupa amerikanë vijnë në Shqipëri

25 Prill 2021, 11:56 Nga DOSJA
Defender 21/ Yuri Kim jep DETAJE: Deri të hënën, më

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka përditësuar zhvillimet lidhur me stërvitjen “Defender 21”. Me anë të një postimi të bërë në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se deri të hënën në vendin tonë do mbërrijnë në total 800 trupa të tjerë amerikanë. 

Azhurnim për Defender21: Deri të hënën, do të ketë më shumë se 800 trupa amerikanë në Shqipëri, duke ndërtuar mijëra të tjerë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor,”-shkruan ambasadorja Kim. 

Këtë vit në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja më e madhe shumëkombëshe e quajtur “Defender 21”. Gjashtë mijë ushtarë amerikanë do të mbërrijnë në Shqipëri në periudhën fund Maji-Qershor të këtij viti. Shqipëria do të përfshijë ushtrinë e saj në organizimin e këtij eventi të madh.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike defender 21 yuri kim defender 21 yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2021, 11:27

VOA: Shqipëria voton për parlamentin e ardhshëm

Në Shqipëri, që prej orës 07.00 të mëngjesit të sotëm ka nisur votimi për parlamentin e ri të vendit. Në Shqipëri, që prej orës 07.00 të mëngjesit të sotëm ka n...

Politike 25 Prill 2021, 11:15

DW: Shqipëri, zgjedhje në një vit jubile

Në Shqipëri po zhvillohen zgjedhjet e nënta pluraliste. Sipas autoriteteve për mbarëvajtjen e tyre po kujdesen 7.500 policë.Sot zhvillohen zgjedhjet e nënta plu...