Aktualitet

E RËNDË/ Shoferit i prishen frenat dhe hyn me makinë në sheshin Skënderbej, qindra qytetarë dhe fëmijë shpëtojnë në f

25 Prill 2021, 10:33 Nga DOSJA

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në sheshin Skënderbej, në një kohë kur vëmendja e të gjitha mediave ishte tek procesi zgjedhor. Një qytetar i identifikuar si Arben Mema, 32 vjeç ka hyrë me makinën e tij në Sheshin Skënderbej (zonë pedonale ku ndalohet lëvizja e mjeteve), duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nuk bëhet fjalë për një akt terrorist, por për një problem teknik të mjetit ku po udhëtonte shoferi. Ai humbi kontrollin e makinës menjëherë pasi ishte përplasur me një bordurë jashtë sheshit Skënderbej.


Në këtë moment atij nuk i punonin më frenat për të ndaluar automjetin duke bërë lëvizje të frikshme në mes të sheshit. Në këtë moment, ka qenë një qytetar i cili ka kërcyer brenda xhamit duke ndaluar mjetin dhe duke shpëtuar kështu jetën e qindra qytetarëve, mes tyre edhe fëmijë që kishin zgjedhur të kalonin të dielën nën rrezet e ngrohta të diellit në sheshin Skënderbej. 

Ngjarja u parandalua falë ndërhyrjes së djalit të ri, ndërsa dhjetra qytetarë kanë propozuar që ai të dekorohet për gjestin fisnik që ka bërë. I riu që hyri për të shpëtuar qytetarët është shprehur se ndodhej me dajën rastësisht në sheshin Skënderbej. Ai është vetëm 22 vjeç dhe quhet Klodian A. Shoferi i automjetit sakaq është shoqëruar në komisariatin e Policisë dhe pritet që të merret në pyetje për tu bërë zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ai ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit.

(k.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben mema makina drift tek sheshi tirane arben mema makina drift tek sheshi tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2021, 09:55

TIRANË– Policia me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se ka proceduar penalisht 2 kandidatët për deputetë dhe 18 anëtarë të Strukturës së Mbrojtj...

Aktualitet 25 Prill 2021, 09:31

FOTO/ Djali voton për nënën e verbër në Berat

Në shkollën “Mehmet Ali Vrioni” kanë votuar edhe personat me aftësi të kufizuara. Një djalë 20 vjeçar ka shoqëruar nënën e tij drejt fletëve të votimit.P...

Aktualitet 25 Prill 2021, 08:53

KORCE– Një incident është shënuar disa minuta më parë në qytetin e Korçës, konkretisht në qendrën e votimit në Libonik. Komisionerët e Partisë Demokratik...