Aktualitet

U kap “mat” teksa fotografonte votën, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

25 Prill 2021, 09:35 Nga DOSJA
U kap “mat” teksa fotografonte votën, arrestohet

TIRANË– Një 30-vjeçar është prangosur nga Policia e Shtetit pasi është kapur duke fotografuar votën e tij pasi shprehu vullnetin e tij në shkollën “Andon Zako Çajupi”. I riu Granit  Sulko, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi” se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit. Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë. Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.

Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore. Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

LAJMI KRYESOR: Procesi i votimit has probleme! Dështon identifikimi biometrik në mbi 100 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, mungojnë komisionerët!

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit problemet ne qendrat e votimit zgjedhjet 25 prill 2021 policia e shtetit problemet ne qendrat e votimit zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2021, 09:31

FOTO/ Djali voton për nënën e verbër në Berat

Në shkollën “Mehmet Ali Vrioni” kanë votuar edhe personat me aftësi të kufizuara. Një djalë 20 vjeçar ka shoqëruar nënën e tij drejt fletëve të votimit.P...

Aktualitet 25 Prill 2021, 08:53

KORCE– Një incident është shënuar disa minuta më parë në qytetin e Korçës, konkretisht në qendrën e votimit në Libonik. Komisionerët e Partisë Demokratik...