Aktualitet

25 Prill 2021, 09:55 Nga DOSJA

TIRANË– Policia me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se ka proceduar penalisht 2 kandidatët për deputetë dhe 18 anëtarë të Strukturës së Mbrojtjes së Votës të PD-së.

Sipas Policisë kandidatët për deputetë dhe 18 anëtarët kanë rrethuar banesën e kryetares së Partisë Socialiste.

NJOFTIMI:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, filloi procedimi penal për shtetasit:
E. A., S. K., I. Dh., E. V., A. M., S. S., L. Z., H. D., L. Zh., F. M., A. M., A. B., A. K., A. P., A. K., L. Rr., A. K., D. S., A. Sh., F. Sh.Në datë 24.04.2021, në orën 22:35, në Sallën Operative ka telefonuar një qytetare e cila thot se në fshatin Shën e Premte, Divjakë, përreth banesës së saj ka grumbullim personash dhe automjetesh.Pas telefonatës, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe konstatuan se përreth banesës së shtetases K. G ishin grumbulluar disa mbështetës të një subjekti politik, të cilët pasi u pyetën nga policia, pretendonin se ishin për mbrojtjen e votës së lirë.

Për këta shtetas u morë masa administrative për shkelje të aktit normativ dhe i’u kërkua që të shkonin në banesat e tyre.Në këto momente në vendngjarje kanë mbërritur edhe drejtues politikë të kësaj partie me disa simpatizanë të tjerë të cilët edhe pas thirrjeve që ju bëri Policia për t’u larguar, bllokuan rrugën.Në vijim të veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe me Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, u proceduan në gjëndje të lirë 20 shtetas për veprat penale “Organizime dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2021, 09:31

FOTO/ Djali voton për nënën e verbër në Berat

Në shkollën “Mehmet Ali Vrioni” kanë votuar edhe personat me aftësi të kufizuara. Një djalë 20 vjeçar ka shoqëruar nënën e tij drejt fletëve të votimit.P...

Aktualitet 25 Prill 2021, 08:53

KORCE– Një incident është shënuar disa minuta më parë në qytetin e Korçës, konkretisht në qendrën e votimit në Libonik. Komisionerët e Partisë Demokratik...