Aktualitet

Bllokuan makinën e kreut të PS në Arras, vihen nën hetim 2 anëtarët e SMV-së së PD

25 Prill 2021, 09:13 Nga DOSJA
Bllokuan makinën e kreut të PS në Arras, vihen nën hetim 2

DIBËR– Policia ka vënë nën hetim dy anëtare të strukturës së mbrojtjes së votës të Partisë Demokratike. Dy personat, mbrëmjen e djeshme kanë bllokuar makinën e kreut të PS, Agron Cerri, në fshatin Arras.

Policia e Dibrës ka nisur procedimi penal për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për dy persona, F. A., 54 vjeç, S. L., 46 vjeç, banues në Dibër, simpatizantë të Partisë Demokratike.

Policia thotë se procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në fshatin Arras, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në drejtim të heqjes së paligjshme të lirisë, kundrejt shtetasit A.C (kryetar i degës lokale të PS), duke i ndaluar dhe kontrolluar automjetin në pronësi të tij.

Policia tha se nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga grupi hetimor në automjetin që drejtonte shtetasi A. C., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet agron cerri diber shqiperia voton 2019 zgjedhjet 25 prill 2021 agron cerri diber shqiperia voton 2019 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2021, 08:53

KORCE– Një incident është shënuar disa minuta më parë në qytetin e Korçës, konkretisht në qendrën e votimit në Libonik. Komisionerët e Partisë Demokratik...

Aktualitet 25 Prill 2021, 07:48

TIRANË– Procesi i vototimit në Shqipëri ka hasur probleme që në orët e para të mëngjesit! Mungesa e komisionerëve, dështimi i identifikimit biometric dhe v...