Politike

Pas votimit, Sali Berisha: Po ecim të sigurtë drejt fitores! Fitorja po bëhet çdo sekond dhe minutë më e madhe

25 Prill 2021, 08:19 Nga DOSJA
Pas votimit, Sali Berisha: Po ecim të sigurtë drejt fitores! Fitorja

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha votoi ditën e sotme në Tiranë, së bashku me bashkëshorten, Liri Berisha. Pas votimit, Berisha ftoi shqiptarët që të hedhin votën e tyre në mënyrë që të largojnë nga qeveria një politikë që po i bllokon.


DEKLARATA E BERISHËS:

Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar Ftoj me këtë rast cdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme, një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët, të votojë për sakrificat e tij, për familjen, fëmijët, nipërit, mbesat, për emigrantët shqiptarë që një regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre. Të votojnë për të gjithë ata të cilët i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri. Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores me gjithë përpjekjet, e përpëlitjet anti-ligjore, të pamoralë, fitorja po bëhet cdo sekond dhe minutë më e madhe, më e bukur dhe më e fuqishme.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sali berisha shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 sali berisha shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll