Aktualitet

Ishin marrë në ruajtje që prej mbrëmjes së djeshme, Policia e Shtetit përfundon dorëzimin e Qendrave të Votimit

25 Prill 2021, 07:21 Nga DOSJA
Ishin marrë në ruajtje që prej mbrëmjes së djeshme,

TIRANË– Policia e Shtetit ka përfunduar dorëzimin e objekteve të përcaktuara si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje që prej mbrëmjes së djeshme.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë procesit të dorëzimit, nuk ka pasur incidente.

Njoftimi i policisë: 

Përfundoi në të gjithë vendin, dorëzimi i objekteve të përcaktuara si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje që prej mbrëmjes së djeshme.

Punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e Qendrave të Votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.

Dorëzimi i Qendrave të Votimit ka filluar që prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 25.04.2021, sipas të gjitha kërkesave ligjore, duke i dorëzuar me proces-verbalet përkatëse të lëshuara nga komisionet e votimit.

Të gjitha objektet zgjedhore që do të shërbejnë si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje nga shërbimet e Policisë janë dorëzuar në rregull dhe pa probleme mëngjesin e sotëm, nga ana e punonjësve të Policisë, dhe janë marrë në dorëzim nga komisonet përkatëse.

Marrja në ruajtje e Qendrave të Votimit ditën e djeshme dhe dorëzimi i tyre mëngjesin e sotëm është raportuar në kohë reale nga punonjësit e Policisë, te grupet e drejtimit në DVP dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nëpëmjet një aplikacioni të posaçëm.

Punonjësit e Policisë, pas dorëzimit të qendrave të votimit janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për punonjësit e Policisë gjatë procesit zgjedhor, të gatshëm për të ndërhyrë në rast se nga ana e komisioneve të votimit kërkohet ndihma e Policisë.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON/ 3.6 mln shqiptarë “vulosin” 2021! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI zotohen për NDRYSHIM, pjesëmarrje MASIVE, ‘hackerohet’ për një orë aplikacioni i KQZ-së (ZHVILLIMET)

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2021, 06:44

Shqipëria voton

Në Shqipëri sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, për herë të dhjetë që nga nisja e pluralizmit politik dhe rënia e komunizmit në vend.Ditën e sotme...