Aktualitet

“SHBA mund të më vrasë”/ Mediat ndërkombëtare bëjnë jehonë deklaratën e presidentit Meta dhe përplasjen me ambasad

25 Prill 2021, 06:16 Nga DOSJA
“SHBA mund të më vrasë”/ Mediat

Përplasja e ashpër mes presidentit Ilir Meta dhe ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Washington Post shkruan se presidenti ka akuzuar ambasadoren amerikan për faktin që ndërhyn në punët e brendshme të vendit duke mbështetur kryeministrin, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Meta pretendoi se Kim i tha atij gjatë një telefonate: “Ne dimë disa gjëra për ty“. “Unë i kam thënë, që nëse ke ndonjë problem me mua, të lutem më njofto sepse e di që mund të më vrisni edhe mua” ishte deklarata e fortë e Metës.

Presidenti Ilir Meta foli ashpër për ambasadoren Yuri Kim gjatë një bisede televizive të premten në mbrëmje.  Në shkrim theksohet se situata politike në vend është e tensionuar dhe se jo rrallë herë Meta ka denoncuar Ramën me pretendimin se po drejton një regjim kleptokratik, duke përqendruar të gjitha pushtetet: legjislative, administrative dhe gjyqësore në dorën e tij.

Marre nga Lapsi

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll