Aktualitet

Kishin mbushur zarfet plot me “50-çe” gati për blerje votash, arrestohen dy anëtarë të LSI-së në durrës

25 Prill 2021, 06:15 Nga DOSJA
Kishin mbushur zarfet plot me “50-çe” gati për blerje

DURRËS– Dy persona në Durrës janë arrestuar pasi janë kapur në flangrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Mësohet se dy të arrestuarit janë Nard Marku, 37 vjeç dhe Xhuliano Tota 23, të cilët dyshohet se janë anëtarë të subkjektit politik LSI. Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre u gjetën 28 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë për krimet zgjedhore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, shtetasit N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të një subjekti politik

Shërbimet e Policisë nga informacionet e marra në rrugë operative se në një mjet tip “Passat” po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz, kanë ndaluar dhe kanë kapur në flagrancë dy shtetasit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy anetare te lsi shit-blerje votash arrestohen dy anetare te lsi shit-blerje votash

Sondazh

Poll