Aktualitet

Shqipëria vendos fatin për 4 vite/ Sot votojnë 2791 të burgosur, masa të rrepta sigurie, këto janë kategoritë që u ndal

25 Prill 2021, 05:54 Nga DOSJA
Shqipëria vendos fatin për 4 vite/ Sot votojnë 2791 të

TIRANË– Shqipëria voton sot, dhe përjashtim nga e drejta për të ushtruar vullnetin e tyre nuk bëjnë as të dënuarit me heqje lirie. 20 qendra votimi janë hapur këtë mëngjes edhe në burgjet e vendit, ku të drejtë për të ushtruar vullnetin e tyre 2971 të burgosur dhe të paraburgosur. Ndërsa mes tyre janë 88 gra.

Të burgosurit kanë të drejtë të zgjedhin kandidatët e qarkut në të cilin janë duke vuajtur dënimin, pa marrë parasysh se nga vijnë. Në çdo burg është ngritur një qendër votimi, e cila do të administrohet nga komisionerë të jashtëm, ndërsa të gjitha votat do të numërohen jashtë. 

Në bazë të të dhënave, rreth 2400 të burgosur do të ndalohen të ushtrojnë të drejtën e votës. Kjo pasi disa prej tyre janë të dënuar për vepra të rënda penale, dhe ligji i dekriminalizimit iu heq të drejtën të zgjedhin. Të tjerë nuk kanë karta identiteti, ndërsa disa nuk kanë shprehur dëshirë që të japin verdiktin e tyre. 

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidat të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll