Dhunimi i aktivistes së PD-së në Divjakë, Meta: Shefi i komisariatit është kallëzuar katër herë brenda muajit, mund të
24 Prill 2021, 14:39Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për dhunimin e aktivistes së Partisë Demokratike, ngjarje e raportuar paraditen e sotme.
Në një status në Facebook, Meta shkruan se Aktin Shehu, shefi I komisariatit të Divjakës është raportuar katër herë Brenda këtij muaji nga dega e Partisë Demokratike në Divjakë.
Meta shton se nëse do të ishin marrë parasysh këto kallëzime, atëherë dhunimi i Elsa Bitës, mund të ishte parandaluar.
“Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit. Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës. Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet. Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë,”- shkruan Meta.
Elsa Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë, është rrahur për shkak të denoncimeve kundër PS. Fillimisht ajo denoncoi se është dhunuar nga vëllai i kryebashkiakut të qytetit, Fredi Kokoneshi, ndërsa në një version të dytë, ajo tha se është dhunuar nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu. Bita tha se u dhunua pasi filmoi edhe administratën duke marrë pjesë në disa takime elektorale. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka denoncuar Ogerta Manastirliun për shkeljen e Kodin Zgjedhor. Në një deklaratë ...
TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se është gati për të monitoruar të gjithë procesin e zgjedhjeve në vend. Në një sta...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë një video pak orë para hapjes së procesit zgjedhor në Shqipëri.Në një postim në rrjetet soc...
TIRANE- Në prag të zgjedhjeve, ju sjellim në vëmendje një prej risive më të rëndësishme teknologjike, e cila për herë të parë do të jetë në çdo qendër vo...
TIRANË– Kreu i Shtetit, Ilir Meta, iu drejtua me pesë pyetje drejtuesit të Prokruorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, për ngjarjen e ndodhur më 21 janar, ku...
TIRANË– Një ditë para zgjedhjeve, që quhet ‘heshtje zgjedhore’, presidenti Meta mbajti një konferencë të dytë urgjente, sërish lidhur me vrasjen e Pjerin X...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj Elsa Bitës, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë.Përme...