Politike

Albana Vokshi: Qeveria thyen heshtjen zgjedhore, hedh fshehurazi asfalt elektoral në mesnatë tek njësia 9, thuajini ‘Jo’

24 Prill 2021, 14:54 Nga DOSJA
Albana Vokshi: Qeveria thyen heshtjen zgjedhore, hedh fshehurazi asfalt

TIRANË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar një rast të thyerjes së heshtjes zgjedhore nga ana e qeverisë.

Vokshi në një deklaratë tha se qeveria ka hedhur fshehurazi asfalt në njësinë numër 9. Vokshi më tej, tha se qytetarët në 25 prill do t’i japin fund politikës së mashtrimit të Edi Ramës dhe do të votojnë ndryshimin.  

“Qeveria thyen heshtjen zgjedhore, hedh fshehurazi asfalt elektoral ne mesnate tek njesia 9. Qytetaret e refuzojne politiken e mashtrimit te Edi Rames. Te dielen masivisht ne votime per t’i thene jo fasades se mjerimit! Te dielen votojme 9, votojme ndryshimin!”, tha Vokshi.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albana vokshi zgjedhjet 25 prill 2021 albana vokshi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll