Politike

KQZ jep udhëzimet e fundit për nesër: Të respektohet distanca dhe higjena, ja formulari i vetëdeklarimit që duhet të plot

24 Prill 2021, 14:44 Nga DOSJA
KQZ jep udhëzimet e fundit për nesër: Të respektohet

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë sot udhëzimet e fundit një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Në letrën drejtuar Qendrave të Votimit, Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar komisionerëve, anëtarëve e vëzhguesve që të respektojnë masat anti-Covid, siç janë distanca sociale dhe higjiena personale.

Gjithashtu, u është kërkuar anëtarëve të KZAZ-ve, QV-ve dhe VNV-ve, që të plotësojnë një formular ku vetëdeklarojnë se nuk kanë patur probleme shëndetësore dhe shenja të Covid gjatë ditëve të fundit.

Bashkëngjitur me udhëzimin përkatës është edhe një shembull e formularit që komisionerët, anëtarët dhe vëzhguesit duhet të plotësojnë. 

UDHEZIMI:

Të merren masa të menjëhershme për zbatimin e Protokollit “Lidhur me masat anti-covid 19 gjatë procesit zgjedhor dhe ditës së votimeve”, të Institutit të Shëndetit Publik, datë 13.04.2021, i cili i bashkëlidhet këtij udhëzimi.

Anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor (KZAZ), të qendrave të votimit (QV) dhe të vendeve të numërimit të votave (VNV) dhe operatorët e caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndjekin me rigorozitet zbatimin e protokollit.

Anëtarët e KZAZ-ve, QV-ve e VNV-ve, dhe operatorët e caktuar nga KQZ-ja duhet të deklarojnë se nuk kanë temperaturë ose shqetësime të tjera të lidhura me shenjat e covid-19, duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit të përcaktuar në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi. Formulari i plotësuar dhe i nënshkruar dorëzohet në momentin që anëtari/operatori paraqitet në detyrë.

Vëzhguesit duhet të tregojnë para komisioneve formularin e vetëdeklarimit, referuar pikës 3 të këtij udhëzimi, për të cilin mbahet shënim në librin e protokollit të mbledhjeve, ku evidentohet emri e mbiemri i vëzhguesit dhe përkatësia (subjekti zgjedhor, OJF shqiptare ose e huaj, organizatë ndërkombëtare etj.). Vëzhguesi pasi lexon shënimin e bërë nga administrata zgjedhore përkatëse në librin e protokollit të mbledhjeve, e nënshkruan atë.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ngarkohen anëtarët e komisioneve zgjedhore, operatorët e caktuar nga KQZ-ja dhe vëzhguesit për zbatimin e këtij udhëzimi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi kqz zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi kqz zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll