Bota

Belgjikë: Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, kërkohet ndihmë nga Gjermania

24 Prill 2021, 14:45 Nga DOSJA
Belgjikë: Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, kërkohet

BELGJIKË – Ministria e Shëndetësisë së Belgjikës  po përballet me valën e tretë e rasteve me Covid-19, e cila ka sjellë një ngarkesë të madhe në spitale. Njësitë e kujdesit intensiv po luftojnë për të përballuar valën e infeksioneve nga coronavirusi, prandaj i ka kërkuar ndihmë Gjermanisë për trajtimin e pacientëve, sipas një zyrtari belg të Shëndetësisë, shkruan Reuters.

COVID-19 e ka detyruar Belgjikën të lëvizë disa pacientë të sëmurë rëndë në Gjermaninë fqinje. Operatori i helikopterit transporton çdo të sëmurë nga COVID brenda një qese plastike gjigande transparente të lidhur me pajisjet mjekësore. Shumica e pacientëve të transferuar janë të intubuar dhe në ventilator.

Belgjika kishte ndër numrat më të lartë të vdekjeve për frymë nga vala e parë e koronavirusit në mars-prill dhe tani ka numrin më të lartë të Evropës për frymë të infeksioneve të reja të konfirmuara, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Olivier Pirotte, koordinator i operacioneve për Heliporte Medical Center , tha që transporti ajror ishte i nevojshëm për të minimizuar kohën e udhëtimit për pacientët.
Një udhëtim i tillë si në qytetin gjerman të Muenster do të zgjasë të paktën tre orë me rrugë, por mund të bëhet deri në tre herë më shpejt nga ajri, dhe me më pak goditje te pacienti si nga gunga e rrugës.

Martin Kotthaus, ambasadori i Gjermanisë në Belgjikë, tha se ishte ngritur një mekanizëm për të lejuar pacientët belg të transferoheshin në spitalet në shtetin gjerman Rhine-Westfalen, ku ka më shumë kapacitete rezervë.

“Në valën e parë, Gjermania kishte më shumë se 230 pacientë nga Italia, Franca dhe Hollanda. Tani ne po i japim ndihmën tonë Belgjikës. Por në të ardhmen, mund të jenë gjermanët ata që do të duhet të vijnë në Belgjikë,“- tha Martin.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 martin kotthaus ministria e shendetesise se belgjikes olivier pirotte covid-19 martin kotthaus ministria e shendetesise se belgjikes olivier pirotte

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2021, 07:02

HAGË– Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e tij të 53-të. Por në dallim nga vitet e tjera, kësaj here do ta festojë në bur...