Bota

Të paktën 22 të vrarë nga sulmet me bomba në Afganistan

24 Prill 2021, 12:36 Nga DOSJA
Të paktën 22 të vrarë nga sulmet me bomba në Afganistan

AFGANISTAN– Zyrtarët në Afganistan më 24 prill raportuan për një valë të sulmeve, ku u vranë të paktën 22 persona. Sulmet ndodhën në pesë provinca të këtij vendi, teksa dhuna po vazhdon të pengojë përpjekjet për arritjen e paqes në Afganistan.

Bombardimet e kryera nga militantët talibanë janë rritur që prej se presidenti amerikan, Joe Biden, më herët gjatë këtij muaji, njoftoi se do të ketë vonesa në tërheqjen e trupave amerikan nga Afganistani. Afati për tërheqjen e trupave, që fillimisht ishte për 1 maj, tani është deri më 11 shtator.

Sipas zyrtarëve, tri sulme ndodhën në kryeqytetin afgan, Kabul më 23 dhe 24 prill, përfshirë edhe një sulm, ku një sulmues i armatosur vrau katër policë, një procesor universitar dhe një punëtor qeveritar.

Në provincën juglindore, Ghazani, të paktën katër civilë u vranë nga një bombë që ishte vendosur përgjatë një rruge, tha policia.

Zyrtarët lokalë kanë fajësuar militantët talibanë për sulmin, por ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Po ashtu, tre ushtarë afganë u vranë nga shpërthimi i një bombe në provincën Logar dhe dy policë dhe një civil vdiqën nga një shpërthim në Xhalalabad.

Shtatë forca pro-qeveritare u vranë gjatë një sulmi në provincën Talhrah, thanë zyrtarët qeveritarë.

Liderët talibanë, pas njoftimit të Bidenit për tërheqjen e trupave, refuzuan që të marrin pjesë në konferencën e paqes, që do të mbahet gjatë këtij muaji në Turqi. Talibanët po ashtu kanë paralajmëruar se do të rrisin sulmet.

Bisedimet ndër-afgane, ndërmjet Kabulit dhe përfaqësuesve të talibanëve, që mbahen në Doha të Katarit, kanë ngecur që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Marrë nga REL 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 22 të vrarë në afganistan sulmet me bomba në afganistan 22 të vrarë në afganistan sulmet me bomba në afganistan

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2021, 07:02

HAGË– Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e tij të 53-të. Por në dallim nga vitet e tjera, kësaj here do ta festojë në bur...