Aktualitet

Humbi jetën me Covid-19, miqtë e kolegët e Geron Husit mbjellin pemë ulliri. Babai thirrje shtetit: Ta shpallin dëshmor

24 Prill 2021, 07:40 Nga DOSJA
Humbi jetën me Covid-19, miqtë e kolegët e Geron Husit mbjellin

TIRANË– Kolegët, shokët, miqtë e mjekut të ndjerë endokrinolog Geron Husi, i cili humbi jetën për shkak të infektimit nga koronavirusit, i kanë bërë një dedikim. Në hyrje të Spitalit të Sëmundjeve te Brendshme në QSUT është vendosur një pemë ulliri, me një mbishkrimin të gdhendur në një pllakë druri, ku shkruhet “Dr Geri, gjithmonë midis nesh”.

Në ‘ceremoni’, ka marrë pjesë edhe babai i mjekut të ndjerë, i cili kërkoi nga qeveria që djali i tij dhe të gjithë kolegët e tij që kanë pasur të njëjtin fat të trishtë të shpallen dëshmorë të atdheut.

Meqë i është vënë emri luftë të gjithë ata mjekë duhet të vlerësohen si dëshmorë të këtij kombi se ju u ndeshët me një armik të padukshëm nuk e di sa shteti do dijë ti vlerësojë ata që ikën por dhe ju,”- tha babai i mjekut.

Mjeku i njohur, eron Husi humbi betejën me koronavirusin në datën 13 mars 2021, ndërsa ndodhej i shtruar në Turqi, ku ishte dërguar për kurim me shpenzimet e familjes. I pari, lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha Tritan Kalo. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet geron husi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi geron husi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Prill 2021, 07:38

Kthesë apo vazhdimësi? – Shqipëria voton

30 vjet pas zgjedhjeve të para pluraliste dita e zgjedhjeve në Shqipëri ende nuk është një ditë normale, mijëra policë do e sigurojnë mbarëvajtjen e tyre. Polar...