Aktualitet

Zgjedhjet në Shqipëri, Gazeta gjermane: Shqiptarët janë të zhgënjyer nga qeveria e tanishme

23 Prill 2021, 20:11 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Shqipëri, Gazeta gjermane: Shqiptarët janë

GJERMANI- Gazeta gjermane, Sueddeutsche Zeitung ka komentuar zgjedhjet që do të mbahen të Shqipëri pas 2 ditësh. Në shkrimin e saj gazeta, ka marrë shembuj dhe intervista nga qytetarë të Shqipërisë, ku kanë shprehur mëllefin e tyre për qeverinë Rama.

Një nga të intervistuarit është edhe Tahir Murati, shtëpia e të cilit është prishur nga tërmeti i 26 nëntorit. Murati ka deklaruar se ka votuar 2 vetë për qeverinë Rama dhe nuk ka marrë asnjë shërbim mbrapsht dhe për këtë nuk do e votojë më.     

Shkrimi i gazetës:

Ishte 16 shkurti kur Tahir Murati la kopshtin e tij piktoresk me perime dhe fruta për të shkuar në qendër të Laçit. 15 muaj më parë, qyteti i vogël në veri të Tiranës u godit nga një tërmet. Në këtë ditë shkurti, kryeministri Edi Rama do të vijë për të inauguruar fillimin e ndërtimit të spitalit të ri, që do të zëvendësojë atë që u shkatërrua nga tërmeti.

Në fakt Rama vjen i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe premton se do e ndërtojë spitalin për 4 muaj. Por banorët janë skeptikë.

‘Herën e parë, Rama premtoi më 14 dhjetor se do e ndërtojë spitalin për gjashtë muaj,’ thotë Emarilda Leti nga Qendra Rinore Sebastia. ‘Gjatë muajve të fundit, fillimi i punimeve është njoftuar edhe katër herë të tjerë. Asgjë nuk ka ndodhur’.

Tahir Murati u zhgënjye gjithashtu në mes të shkurtit. ‘Sapo kamerat televizive u fikën dhe Rama u largua, makineritë e ndërtimit dhe punëtorët u zhdukën. Ishte një premtim tipik i Ramës- asgjë veçse mashtrime për fushatë’. Kur gazeta jonë e vizitoi zonën e ndërtimit në mes të prillit, asnjë punim nuk po kryhej.

Murati, i cili ka qenë punëtor ndërtimi për vite me radhë, ka votuar Ramën, ish-piktori 2-metrosh në vitin 2013 dhe 2017. Rama dëshiron që shqiptarët t’i japin një mandat të tretë të dielën. Murati nuk do ta bëjë këtë. ‘Rama na premtoi ndryshim, rritje ekonomike, punësim dhe fund të korrupsionit. Asgjë nga këto nuk ka ndodhur’, thotë ai.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet sueddeutsche zeitung tahir murati zgjedhjet 25 prill 2021 sueddeutsche zeitung tahir murati zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2021, 15:44

Video/ Aksident në Xibrakë, përmbyset kamioni

ELBASAN-Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në afërsi të fshatit Xibrakë. Pamje të siguruara nga dosja.al tregojnë që një ka...