Politike

Presidenti Meta: Nuk ia jap firmën për kryeministër Edi Ramës edhe sikur të fitojë mandatin e tretë pa cënuar zgjedhjet

23 Prill 2021, 22:40 Nga DOSJA
Presidenti Meta: Nuk ia jap firmën për kryeministër Edi

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklarur se nuk t’ia japë fimrën për kryeministër Edi Ramës, edhe nëse ky i fundit merr mandatin e tretë, pa cënuar zgjedhjet e lira. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se ai nuk do t’ia japë firmën për kryeministër, por do t’i dorëzojë dorëheqjen e tij.

Presidenti shtoi se do ta respektojë vendimin e popullit dhe do të dalë në shesh, duke dorëzuar zyrën.

“Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij,”- tha Meta.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll