Politike

Përplasja Meta-Kim, Grenell pozicionohet kundër ambasadores: Pas fushatës së tensionuar, duhet të flasin vetëm ata që kan

23 Prill 2021, 22:55 Nga DOSJA
Përplasja Meta-Kim, Grenell pozicionohet kundër ambasadores: Pas

TIRANË– Ish-i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është pozicionuar kundër ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, pas përplasjes që kjo e fundit pati me Presidentin Ilir Meta.

Në një status në Twitter, Grenell shkruan se pas një fushate të ashpër dhe plot emocione, tashmë e kanë të drejtën e debatit vetëm ata që kanë të drejtë vote, duke bërë kështu një thirrje për distancim të Kim.

“Të gjithë ne po lutemi për zgjedhje të sigurta dhe të sigurta në Shqipëri të Dielën. Pas një fushate të ashpër dhe emocionale, vetëm ata që kanë të drejtë vote duhet të debatojnë mbi çështjet tani,”- shkruan Grenell.

We are all praying for safe and secure elections in Albania Sunday.

After a tough and emotional campaign, only those eligible to vote should be debating the issues now.

— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 23, 2021

Mbrëmjen e sotme situata është tensionuar me replika të ashpra mes ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim dhe Presidentit Ilir Meta. Ishte Meta ai që u bëri thirrje shqiptarëve të bënin gati cfurqet më 25 prill nëse u cënohet vota. Kjo deklaratë nxiti reagimin e Kim e cila kërkoi që Meta të mos nxiste dhunë. Replika e Kim agravoi ragimin e Presdientit. Nga studioja e “Çim Peka Live”, Meta tha se Kim e kishte kërcënuar dhe se ajo tashmë është bërë palë me Ramën. Madje Kreu i Shtetit shtoi se ishte i përgatitur edhe për faktin se SHBA-ja mund ta vriste po të donte.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike perplasja meta-kim richard grenell zgjedhjet 25 prill 2021 perplasja meta-kim richard grenell zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll