Vaksinimi i popullsisë, Von der Leyen: Deri në korrik do të kemi doza për 70% të të rriturve
23 Prill 2021, 15:07Nga DOSJA
BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të sigurojë doza të mjaftueshme për të imunizuar 70 për qind të të rriturve deri në fund të korrikut, tha të premten shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Më herët ajo kishte përmendur fundin e muajit shtator, por gjatë një vizite në një fabrikë belge për prodhimin e vaksinave, ajo e ndryshoi afatin.
“Unë besoj se deri në korrik do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70 për qind të të gjithë të rriturve në BE“, tha von der Leyen, në një fabrikë që prodhon vaksinën Pfizer/BioNTech.
Pfizer identifikon versione të rreme të vaksinës kundër koronavirusit Ajo paralajmëroi se në ditët e ardhshme blloku evropian do të arrijë një kontratë të re me kompaninë Pfizer/BioNtech për sigurimin e një shtese prej 1.8 miliardë dozave të vaksinës gjatë vitit 2020 dhe 2023.
Vaksina Pfizer, e zhvilluar me partnerin gjerman BioNTech, është e shtrenjtë në krahasim me disa konkurrentë dhe përdor teknikën mRNA që mund të përshtatet me variantet e ardhshme të koronavirusit.
Komisioni Evropian kishte një fillim të vështirë në realizimin e planit për blerjen e përbashkët të vaksinave për 27 vendet anëtare. Procesi u ballafaqua me mungesa në furnizim, veçanërisht me vaksinën AstraZeneca të Mbretërisë së Bashkuar.
Por, Ursula von der Lyen falënderoi Pfizer dhe nënkontraktorin e saj për “përpjekjen e madhe” për ofrimin e mundësive të furnizimit.
Komisioni Evropian po harton plane për të ndërmarrë veprime ligjore kundër AstraZenecas, për dështimin e saj në përmbushjen e objektivave të shpërndarjes së vaksinave.
MARRË NGA REL
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BRITANI– Njerëzit në Angli mund të marrin pasaporta Covid për udhëtime të huaja deri më 17 maj.Dokumentet janë ende në zhvillim por duhet të vihen në dis...
SHBA– Një dozë e Pfizer zvogëlon shkallën e infeksionit Covid me 65% , ka zbuluar një studim. Analiza e rezultateve të testeve nga më shumë se 350,000 nje...
BRITANI– Një vrasës i dyfishtë shqiptar po përballet me ekstradim nga Britania e Madhe pasi u identifikua më shumë se 20 vjet që nga sa thuhet se erdhi në Brita...
RUSI– Alexei Navalny ka thënë se po i jep fund grevës së tij të urisë pasi ka marrë kujdes mjekësor dhe paralajmëruar nga mjekët e tij se vazhdimi i saj d...
NEPAL– Të paktën një alpinist në malin Everest ka dalë pozitiv për Covid-19, vetëm disa javë pasi maja më e lartë në botë u rihap për alpinistët pas një v...
ITALI– Operacioni, i koordinuar nga Reggio Calabria DDA, lind nga konvergjenca midis dy aktiviteteve hetimore. 53 persona janë arrestuar ku 44 janë në bur...
SHBA– Një seri problemesh teknike në samitin amerikan të klimës ndërprenë një fjalim të presidentit francez Emmanuel Macron, e lanë presidentin rus Vladim...
BOTA-Nismës “Porta la Cup”(sillni filxhanin tuaj) i është bashkuar Italia dhe Mbretëria e Bashkuar duke rritur numërin e lokaleve dhe bareve që po zbatojnë këtë...
KOSOVË– Republika e Kosovës ka refuzuar ekstradimin në Maqedoninë e Veriut të të akuzuarit në rastin “Monstra”, Afrim Ismailovicin.Dokumentin për kët...
KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë të premten se autoritetet e këtij shteti nuk pranojnë ide që prekin kufijtë dhe e bëjnë Kosovën ...