Politike

Rama sulmon Bujar Leskajn: Ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin, o të marrë? Ç’do ju mësojë Lesko, bixho

23 Prill 2021, 18:32 Nga DOSJA
Rama sulmon Bujar Leskajn: Ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Bujar Leskajn, kandidatin e Partisë Demokratike në Vlorë.

Teksa mbylli fushatën elektorale, Rama tha se Leskua, sicc e thërret ai, është pijanec dhe e vetmja gjë që mund tu mësojë njerëzve, sipas tij, është bixhozi, rakia, pabesia dhe bongo. Për Metën, Rama tha se ai nuk ka parë gjë akoma. 


Unë sot e kuptova që nga Vlora nuk kam parë gjë akoma. Unë sot ju kërkoj ju që jeni këtu dhe të gjithë atyre që para se të jenë socialistë, demokratë, të majtë, të djathtë, të kënaqur, të pakënaqur, janë vlonjatë, që të dielën t’i tregojnë tërë Shqipërisë dhe sidomos atij turpi kombëtar që quhet President, që nuk ka parë gjë akoma. Më pyeti një ditë Damiani, më tha ore na mbeti Likja në Vlorë, i thash është ajo puna e derës së xhamisë, ka shkuar te dera e xhamisë dhe në 25 prill Vlora do ja lërë përgjithmonë historisë, atë, Saliun, Lulin, Monikën dhe tërë paçavuret që na janë qepur mbrapa 30 vite. Nëse na jepni 9 mandate do të bëjmë 12 herë më shumë për Vlorën

Në Vlorë mund të ketë të djathtë dhe pasardhës të Ballit Kombëtar, por ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin, o të marrë. Çdo ju mësojë Lesko, bixhozin, rakinë, pabesinë, bingon. Të jesh pasardhës i Ballit ok dakord po ta pranojmë po të më thuash do shkojmë me Leskon për ça do vesh për raki apo për ulli. Doni që Vlora e cila po bëhet gati të ngjitet më lart e po hap një portë nga qielli dhe nga deti, të kthehet prapë te rëra e qofteve, te qepa. Këtë e kam me të djathtën e Vlorës, të pakënaqur, ejani me mua se unë jam më i pakënaquri,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Rama mbyll fushatën në Vlorë, përshëndet Shqipërinë bashkë me familjen: Më 25 prill e çojmë Shqipërinë në majë! I them Metës që nuk ka parë gjë akoma, mos u ktheni në kohën e qepës

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2021, 17:18

TIRANË–Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takime të veçantë, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman dhe Ambasado...