Politike

Autogoli i Ramës me fushatën në Vlorë (I dalin fotot e gabuara)

23 Prill 2021, 18:58 Nga DOSJA
Autogoli i Ramës me fushatën në Vlorë (I dalin fotot e

VLORË– Në mbyllje të fushatës në Vlorë, Edi Rama ka dashur të luajë me fabulën e vajzës së re, Kjara, të cilën e kishte prezantuar në zgjedhjet e vitit 2013.

Ai ka tentuar të heqë një paralele mes ish fëmijës së dikurshme dhe transformimit të qytetit bregdetar. Por pa dashur, kreu i PS ka bërë një autogol, sepse duke nxjerrë pamjet e vjetra, në to, bashkë me të dukeshin edhe Koço Kokëdhima, Vali Leskaj, Fstmir Toçi, që atherë ishin krerët e listës së Vlorës.

Por sot asnjëri prej tyre nuk është më deputet duke dëshmuar mendësinë totalitare se të gjithë plaken, vjetërohen, digjen dhe vetëm lideri që ka në pushtet që shekullin e shkuar, rinohet dhe kërkon të jetë sërisht kryeministër. Ato imazhe të vjetra ishin thelbi i asaj çka ofron Rama në politikë.

Marrë nga Lapsi.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll