Politike

Rama para vlonjatëve: Ore jeni në terezi apo jo, doni të ktheheni në kohën e qepës?

23 Prill 2021, 18:31 Nga DOSJA
Rama para vlonjatëve: Ore jeni në terezi apo jo, doni të ktheheni

VLORË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje vlonjatëve që të mos kthehen më në kohën e qepës.

I pranishëm në Vlorë, nga ku mbajti mitingun e fundit përmbyllës të kësaj fushate elektorale, Rama u tha vlonjatëve: ore jeni në vete apo jo, do ktheheni në kohën e qepës?

“Doni të ktheheni në kohën e qepës? Ore a jeni në vete apo jo? Do i lëmë Shqipërinë Monikës, Saliut? T’i japim fund me Saliun, Lulin, Monikën, e çdo paçavure që 30 vite na janë qepur mbrapa si fantazma të së shkuarës. A ju kujtohet si e lanë Vlorën edhe të majtët, edhe të djathtët. Të majtët thonin ‘ata i kemi në xhep’, të djathtët thonin ‘ata me ne nuk bëhen kurrë’ dhe të dyja palët ja kishin kthyer kurrizin këtij vendi, që i jep kuptim shqiptarisë. Nëse më 25 prill, më jepni mua dhe Partisë Socialiste 9 mandate, ju them se në katër vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën, se ç’kemi bërë në këto dy mandate,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Rama mbyll fushatën në Vlorë, përshëndet Shqipërinë bashkë me familjen: Më 25 prill e çojmë Shqipërinë në majë! I them Metës që nuk ka parë gjë akoma, mos u ktheni në kohën e qepës

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2021, 17:18

TIRANË–Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takime të veçantë, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman dhe Ambasado...