Politike

Me familjet si mbështetje, mbyllet me ovacione dhe ofendime fushata elektorale para 25 prillit, Basha zgjodhi turin, Rama ‘shënjestroi’ rivalët

Partia Demokratike vendosi të bënte një tur. Ndërsa Partia Sociaiste u ndal në dy vendet ku garon vetë kryeministri Edi Rama për deputet.
Featured image of article: Me familjet si mbështetje, mbyllet me ovacione dhe ofendime fushata elektorale para 25 prillit, Basha zgjodhi turin, Rama ‘shënjestroi’ rivalët Pamje nga mbyllja e fushatës së PS, LSI dhe PD
Përditësuar:

TIRANË– Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare u mbyll ditën e sotme, për t’i hapur rrugën ditës së votimeve të dielën, më 25 prill. Lëvizja Socialiste për Integrim, mbylli fushatën elektorale ditën e djeshme në sheshin ‘Nënë Tereza’. Ndërsa dy partitë e mëdha, ndoqën një tjetër mënyrë mbylljeje për fushatat e tyre.

Partia Demokratike vendosi të bënte një tur. Fillimisht, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal në Shkodër, ku teksa po binte shi u tha banorëve se kjo është një shenjë e mirë pasi shiu paralajmëron bereqetin e fitores në 25 prill. Pas qytetit të Shkodrës, Basha shkoi në Lezhë ku bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të dalin të votojnë numrin 9 ditën e diel që të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka nevojë. Kreu i opozitës gjithashtu ju drejtua dhe punonjësve të administratës i cili u kërkoi të mos kenë frikë dhe të dalin të votojnë për ndryshimin, pasi ka ardhur ora që t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

Ndërsa në Elbasan, Basha u shpreh se për 8 vite me radhë, ai ka qenë pranë familjeve elbasanllie, kur u ndërpritej ndihma ekonomike, u hiqeshin dritat si dhe buka e fëmijëve të tyre. Basha tha se këto 8 vite dimër në Elbasan do të marrin fund në 25 prill.  Ndërkohë që në Tiranë mitingu përmbyllës i fushatës elektorale nisi me himnin kombëtar ndërkohë që në fjalën e tij përshëndetëse, Basha tha se dita e diel është dita e ndryshimit dhe fitores më të bukur, sepse kjo është fitorja e Shqipërisë. Kreu i opozitës gjithashtu tha se nuk është më koha për të qarë, sepse të dielën të gjithë bashkë me votën për numrin 9 do të sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë. E pranishme mes mbështetësve blu ishte edhe gruaja e Bashës, Aurela, e cila tregoi kështu përkrahjen e saj për të shoqin, drejt rrugës së zgjedhjeve dhe 25-prillit.

Ndërsa Partia Sociaiste u ndal në dy vendet ku garon vetë kryeministri Edi Rama për deputet. Nga stadiumi “Niko Dovana”, Rama u ndal duke komentuar rivalët e tij, nisur që nga deklarata e kandidatit për deputet Xhelal Mziu, i cili më pas kërkoi falje. I ndodhur në Durrës, Rama tha se Mziu kërkoi falje pasi e urdhëruan që të bënte atë gjë, por jo se ishte penduar vërtet për thirrjet për dhunë. Kreu i qeverisë nuk i ndali sulmet ndaj Opozitarëve, të cilët madje i quajti edhe ‘derrat si dinozaur dhe lopët si krokodilë’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas Durrësit, siç e kishte premtuar, Rama u nis drejt Vlorës, ku mitingun e hapën dy moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj. Edhe aty, Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos e lejojnë vendin të kthehet në kohën e qepës, siç e konsideron ai kohën e drejtuar nga PD-ja. Nga podiumi, Rama i bëri thirrje Metës që të lërë rakinë dhe i tha se nuk ka parë asgjë akoma. Në Vlorë, Rama sulmoi Bujar Leskajn për të cilin tha se nuk ka asnjë lidhje me Mit’hat Frashërin, është një pijanec dhe që e vetmja gjë që mund tu mësojë shqiptarëve është bingoja dhe bixhozi.

Pas vargut të ofendimeve për Opozitën dhe Presidentin Ilir Meta, Rama vendosi ta zbuste situatën duke ngjitur familjen në sfond dhe duke përshëndetur shqiptarët më fjalët e Zahos së vogël. “Mirmbrëma, unë e dua Vlorën,”– tha Zaho dhe më pas u larguan, duke mbyllur kështu rrugëtimin e fushatës elektorale.

(F.m.dosja.al)

Shto Koment