Politike

23 Prill 2021, 17:18 Nga DOSJA

TIRANË–Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takime të veçantë, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman dhe Ambasadorin e Prezencës së OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, për t’i informuar me ecurinë e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Pas takimit që pati me ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca, presidenti mirëpriti ambasadorët e tjerë për angazhimin dhe interesin e tyre për një proces zgjedhor, që plotëson standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kreu i Shtetit i njohu Ambasadorët me të njëjtat problematika dhe shqetësime që i shfaqi edhe ditën e djeshme Yuri Kim për denoncimet e shumta të qytetarëve dhe subjekteve politike për parregullsi serioze të konstatuara gjatë fushatës zgjedhore. Si dhe u kërkoi atyre angazhimin e tyre në vëzhgimin e zgjedhjeve, veçanërisht në qarqet, që kanë shënuar edhe numrin më të lartë të denoncimeve zyrtare, për të cilat janë informuar hollësisht edhe të gjithë ambasadat e vendeve partnere.

Ai theksoi se është me rëndësi jetike për integritetin e procesit zgjedhor, që Policia e Shtetit dhe institucionet gjyqësore, gjatë ditëve në vazhdim të reagojnë në mënyrë të menjëhershme me profesionalizëm, paanshmëri të plotë dhe në përputhje me ligjin kundër çdokujt, që do të guxojë të kryejë krim zgjedhor.

Meta bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje, duke i bërë shërbimin më të mirë vendit dhe të ardhmes së pakthyeshme europiane dhe ishte i bundur që kjo gjë do të ndodhte.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike duncan norman ilir meta vincenzo del monaco zgjedhjet 25 prill 2021 duncan norman ilir meta vincenzo del monaco zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll