Aktualitet

Mjeku Alimehmeti jep LAJMIN E MIRË: Në ditët në vijim do ulen edhe më tej rastet me COVID, por jo vetëm…

23 Prill 2021, 08:31 Nga DOSJA
Mjeku Alimehmeti jep LAJMIN E MIRË: Në ditët në vijim do

TIRANË– Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se ulja e rasteve me COVID ne vendin tonë në javët e fundit ka ardhur si pasoj e imunizimit natyral.

Në një intervistë për ReportTv, mjeku ka treguar se situate është tashmë e përmirsuar ndjeshëm pasi ka një përqindje të lartë të qytetarëve që kanë kaluar koronavirusin.

Sipas tij, në ditët në vijim do të vazhdojë të ulen më tej jo vetëm numri i të infektuarve me covid por edhe i personave që shtrohen në spitalet Covid.

Vaksinimi nuk ka hyrë në lojë ende sepse numri i është i vogël sepse kemi rreth 10% të popullatës të vaksinuar me një dozë të vetme. Arsyeja madhore është se një përqindje e lartë e njerëzve e kanë kaluar, sidomos në Tiranë. Në grupmoshën më aktive, sidomos në zonat urbane, duket se niveli i infektimeve është ulur. Një arsye tjetër është edhe moti”, është shprehur Alimehmeti,

 Vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy javore për qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, epidemiologu e quan pa sens.

Nuk bën shumë sens sepse ne e dimë që nga udhëtarët nga një shtet në tjetrin përqindja e rasteve që ka pasur një shtet është më pak se 2%, si rrjedhojë udhëtarët nuk ndikojnë aq shumë në kurbën e një qyteti”.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet epidemiologu ilir alimehmeti epidemiologu ilir alimehmeti

Sondazh

Poll