Aktualitet

DEBATI I FORTË: Vrasja e Elbasanit “ndez” studion/ ‘Kujt i plasi për dyshimet e tua?’, Mustafa Nano i kthehet keq Klod

23 Prill 2021, 08:35 Nga DOSJA
DEBATI I FORTË: Vrasja e Elbasanit “ndez” studion/ ‘Kujt

TIRANË- Debat i ashpër mes gazetares Klodiana Lala dhe analistit Mustafa Nano. Të dy kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” lidhur me vrasjen e ndodhur në Elbasan, ku u qëllua për vdekje Pjerin Xhuvani.

Nano ka akuzuar Lalën se po përpiqej që të kriminalizonte të ndjerin, ndërsa gazetarja ka treguar gjithë çfarë kishte parë gjatë punës në terren, duke u shprehur se të gjitha ishin fakte.

PJESË NGA BISEDA: 

Mustafa Nano: Që nga momenti që ndodhi kjo ngjarje, kam vënë re përpjekjet e shumë njerëzve, përfshirë edhe ty Klodi, për të kriminalizuar atë që ka humbur jetën. Për të heroizuar autorin e viktimës. I’u përmend biografia.

Klodiana Lala: Do të ndërhyj këtu. Nuk është e vërtetë që po amnistoj vrasjen dhe po bëj hero Arbër Paplekën. Unë fola për karrierën e tij, për të kuptuar opinioni, që ky zotëria, në këndvështrimin tim, duke qenë njohës i përdorimit të armës, ka patur një arsye shume të fortë për ta nxjerrë atë nga brezi. Nuk po kriminalizoj të ndjerin. Po them fakte të provuara nga shumë burime.

Mustafa Nano: Ne kemi shpikur rolin e reporterin që thotë edhe dyshimet që ka.

Klodiana Lala: Kam qenë me orë të tëra në Elbasan dhe unë po sjell fakte.

Mustafa Nano: Kujt i plasi për dyshimet e tua?

Klodiana Lala: Unë nuk të fyej edhe për shkak të moshës. Në terren është ndryshe. Kam parë ulërima, njerëz që përpiqen të mbulojnë të vërtetën. Dënoj të dyja partitë, përfshirë edhe PD që ka ngritur strukturë që nuk është fare punë e tyre, por punë e policisë.

Mustafa Nano: Klodi e di që kam ikur nga studio e debateve për një arsye se nuk dua të bëj ketë që po bëjmë tani. Kjo përpjekje, e kam vënë re gjithandej. Në Amerikë u vra George Floyd. Biografia e tij nuk ishte e mirë, por kur u vra nuk u mor njeri, sot i kanë vënë edhe emër rruge. Pse? Sepse u paraqit si një simbol i caktuar. U dënua polici, edhe pse kishte alamet biografie. Çfarë rëndësie ka biografia?

Klodiana Lala: Unë si gazetare kronike, isha në vendin e ngjarjes, mu tha nga policia, që Xhuvani ishte me njerëz të armatosur, duhet ta fsheh këtë fakt?

Mustafa Nano: Nuk po të vë në bankën e të akuzuarve.

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe. Për vrasjen e ndodhur akuzohen dy persona: Arbër Papleka dhe Klement Xhaferri. I pari është ish-punonjësi i RENEA-s i vendosur pranë grupit të SMV (Struktura e Mbrojtjes së Votës në Partinë Demokratike), ndërsa i dyti njihet si Kel Çami.  Papleka akuzohet nga policia edhe për plagosjen e polices së Shqiponjave, Xhensila Sota, edhe për heqje të lirisë të drejtuesit të mjetit tip ML, të Muhamet Gresajt.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala mustafa nano vritet pjerin xhuvani klodiana lala mustafa nano vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll