Aktualitet

Makina plot me para në Maqellarë, detaje nga dëshmia e Denis Gjolit: M’i kishte dhënë një i afërm nga Durrësi

23 Prill 2021, 08:31 Nga DOSJA
Makina plot me para në Maqellarë, detaje nga dëshmia e Denis

DIBËR– Zbardhet dëshmia e Denis Gjolit, një prej punonjësve të Bashkisë së Bulqizës që u kap dje në Maqellarë me 5 milionë lekë të vjetra në makinë. Mjeti i tij u ndal dje nga mbështetës të Partisë Demokratike me pretendimin se po blinte vota, por Gjoni ka dhënë tjetër version në Komisiariat. 

Juristi i Bashkisë i ka mohuar akuzat për blerje të votës duke prenteduar se shumën e parave që kishte në mjet, ia kishte dhënë një i afërm nga Durrësi për arsye familjare. Pas dëshmisë së tij, hetuesit kanë marrë në pyetje edhe të afërmin e Gjonit, duke bërë me dije më pas se dëshmitë e tyre përputhen. 

Makina ku qarkullonte Gjoni dhe kolegu i tij, Albjon Ceku, u ndal pasditen e djeshme, dhe nga dëshmitatët bënë me dije se brenda ndodheshin tufa me para, që kishin prerje 50-çe. Megjithatë Policia e Dibrës ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për të thënë njoftimin lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur. 

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albjon ceku denis gjoli makina me para ne maqellare albjon ceku denis gjoli makina me para ne maqellare

Sondazh

Poll