Aktualitet

ME VIDEO/ “Furgonat ishin marrë me qira për 5 ditë”! Artan Hoxha prezanton për herë të parë strukturën SMV: Mjetet d

23 Prill 2021, 08:26 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Furgonat ishin marrë me qira për 5 ditë”!

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka prezantuar për herë të parë Strukturat për Mbrojtjen e Votës të krijuara për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Hoxha ka ndarë pamje nga furgonat teksa patrullonin në rrugët e Elbasanit gjatë ditës së mërkurë, kur edhe ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit. Hoxha sqaron se, këta furgona janë marrë me qira ditën e martë me 20 prill 2021, në një kompani në Tiranë për vetëm 5 ditë duke dhënë edhe çmimin. Sipas tij, të gjithë mjetet do të ktheheshin tek pronari më datë 26 në mëngjes.

Në fakt, këta furgona të markes RENAULT, prodhim i ri, jane marre me qira diten e marte me 20 prill 2021, ne nje kompani ne Tirane. Furgonat jane marre në perdorim, për vetem 5 dite, nga e merkura e 21 prillit 2021, deri te henen e 26 prillit në mengjes, me kosto 60 euro në dite per cdo furgon. Për 5 mjetet, jane paguar në total 1500 euro per 5 dite perdorim. Mjetet kane qene të pajisura me dokumentacion të rregullt, të targuara dhe me logo te PD-se. Prezenca e ketyre mjeteve në Elbasan, nuk eshte raportuar me pare, sepse vetem te merkurën paradite, ato jane pare në qarkullim në rruget e qytetit,”-shkruan gazetari.

POSTIMI I PLOTË:

Prezantimi i pare në publik i SMV(Struktura per Mbrojtjen e Votes), nuk shkoi ashtu siç e kishin parashikuar ata, qe e ideuan dhe e krijuan. Të merkurën në mbremje, 10 pjestaret e SMV-se, ish-pjestare policie dhe te forcave speciale, perfunduan te arrestuar, ndersa tre furgonat fringo të rinj, u sekuestruan nga policia… Me poshte, në foto dhe video jane 3 furgonat e bardhe të SMV-se, duke patrulluar në rruget e Elbasanit gjate dites se merkurë 21 prill 2021, perpara se të ndodhte vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e 4 personave të tjere… Në fakt, këta furgona të markes RENAULT, prodhim i ri, jane marre me qira diten e marte me 20 prill 2021, ne nje kompani ne Tirane. Furgonat jane marre në perdorim, për vetem 5 dite, nga e merkura e 21 prillit 2021, deri te henen e 26 prillit në mengjes, me kosto 60 euro në dite per cdo furgon. Për 5 mjetet, jane paguar në total 1500 euro per 5 dite perdorim. Mjetet kane qene të pajisura me dokumentacion të rregullt, të targuara dhe me logo te PD-se. Prezenca e ketyre mjeteve në Elbasan, nuk eshte raportuar me pare, sepse vetem te merkurën paradite, ato jane pare në qarkullim në rruget e qytetit. Mesa duket, shfaqja e pare ne terren e “grupit të gatshem” të SMV-se, ka qene pikerisht me 21 prill 2021…

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe. Për vrasjen e ndodhur akuzohen dy persona: Arbër Papleka dhe Klement Xhaferri. I pari është ish-punonjësi i RENEA-s i vendosur pranë grupit të SMV (Struktura e Mbrojtjes së Votës në Partinë Demokratike), ndërsa i dyti njihet si Kel Çami.  Papleka akuzohet nga policia edhe për plagosjen e polices së Shqiponjave, Xhensila Sota, edhe për heqje të lirisë të drejtuesit të mjetit tip ML, të Muhamet Gresajt.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha masakra e elbasanit vritet pjerin xhuvani artan hoxha masakra e elbasanit vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll