Politike

Masakra me armë në Elbasan! Yuri Kim TELEFONATË menjëherë me liderët e partive, mesazhi që iu dha: Le të flasë drejtës

22 Prill 2021, 15:48 Nga DOSJA
Masakra me armë në Elbasan! Yuri Kim TELEFONATË

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka folur në “Breaking” në Top News për ngjarjen që tronditi vendin gjatë ditës së djeshme, vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Veliu thotë se uron të jetë një incident i izoluar dhe të mos përsëritet në zgjedhjet e 25 prillit ndërsa tregoi se mesazhi i Yuri Kim për liderët e partive politike ishte që të linin drejtësinë të fliste për këtë cështje.

Muhamed Veliu: Mesazhi i Yuri Kim në telefonatën e djeshme ishte “le të flasë drejtësia”. Basha nuk ka folur në mënyrë të drejtpërdrejtë, më i drejtpërdrejtë ka qenë Edi Rama që ia referon kundërshtarit politik. Uroj të jetë një incident i izoluar, megjithatë duhet të presim datën 25 sepse situata në terren është e tensionuar. Këto zgjedhje po shkojnë përtej një beteje, po kthehet në një përplasje forcash. Nga një anë kemi një opozitë që ka 8 vite dhe kërkon të kthehet në pushtet, nga ana tjetër kemi një mazhorancë që kërkon të hyjë në histori dhe kërkon një mandat të tretë për të vazhduar punët. Situata është e agravuar dhe urojmë që ngjarja e Elbasanit të jetë e izoluar.

Sa i përket vëmendjes kryesore të ndërkombëtarëve, Veliu përmend vizitat që kanë pasur ambasadorja amerikane dhe ambasadori britanik gjatë ditëve të fundit duke thënë se po i jepet fokusi Elbasanit dhe Shkodrës.

Muhamed Veliu: Kemi parë ambasadoren amerikane e cila para 3 javësh ishte në Elbasan dhe takoi të gjithë drejtuesit politik të qarkut. Po ashtu edhe në Elbasan. Ashtu ka bërë dhe ambasadori britanik. Pra ambasadorët kanë në vëmendje Elbasanin dhe Shkodrën. Nuk mungoi mesazhi i tij për këdo që do t’i drejtohet kutisë së votimit më 25 prill. 

Marrë nga Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elbasan vritet pjerin xhuvani yuri kim elbasan vritet pjerin xhuvani yuri kim

Sondazh

Poll