Politike

Gjiknuri dhe Balla thirrje opozitës: Mund të regjistroheni në zgjedhje edhe pse ka kaluar afati, mënyrë e gjejmë ne (VD)

16 Maj 2019, 20:30 Nga DOSJA
Gjiknuri dhe Balla thirrje opozitës: Mund të regjistroheni në

SHQIPËRI– Ish-ministri i transportit ka qenë pasditen e sotme në qytetin e Vlorës për prezantimin e këshilltarëve të Partisë Socilaiste.

Në fjalën e tij për mediat, Gjiknuri deklaroi se kryebashkiaku Dritan Leli është rikonfirmuar nga Partia Socialiste duke i besuar atij edhe një tjetër mandat 4-vjeçar.

Ai i ka bërë thirrje opozitës që të ulen për dialog. Sipas ish-ministrit, edhe pse ka kaluar afati për regjistrimin e partive që duan të futen në zgjedhje, do gjendet një mënyrë për këtë gjë.

Siç e dini me një përzgjedhje unanime, Dritan Leli është rikonfirmuar. Përpara Asamblesë u prezantua edhe lista e këshilltarëve bashkiakë që tashmë është pbulike. Është një listë e pasur me emra nga sporti, arti dhe që jam i bindur që me këtë listë vlonjatët do t’ja dalin mbanë.

Opozita e ka shansin të regjistrohet në zgjedhje edhe pse ka kaluar afati. Merrni pjesë dhe konkuroni denjësisht në zgjedhje. Gjërat nuk zgjidhen me dhunë. Jemi pro stabilitetit dhe kundërr çdo lloj forme presioni. PD-ja është e mirëpritur të futet në zgjedhje siç bëri në vitin 2017. Kryeministri e ka bërë të qartë. Hajdeni të flasim, hajdeni të ulemi,”– shprehet Gjiknuri.

Ndërsa Taulant Balla në një lidhje direkte në emisonin “Open” përsëriti të njëjtën gjë. Ai u shpreh se mazhoranca ka një vullnet për dialog me opozitën dhe se nëse kjo e fundit dëshiron të regjistrohet për zgjedhje, edhe pse afati ka kaluar, kjo gjë mund të zgjidhet.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri opozita në zgjedhje taulant balla thirrje per dialog damian gjiknuri opozita në zgjedhje taulant balla thirrje per dialog

Sondazh

Poll