Editorial

SPAK-u Patronazhist si Sopatë pa Bisht

13 Prill 2021, 15:23 Nga DOSJA
SPAK-u Patronazhist si Sopatë pa Bisht

Trinomi revolucionar “Shtet-Patronazhist-Pushtet”. Për herë të parë fjalën patronazhist, e dëgjova në Lukovë në shtatorin e vitit 1986. Isha student dhe gjithë muajin shtator ne bënim aksion. Të pamësuar me punët e bujqësisë, grupi im prej tre vetë nuk e realizoi dot normën. E ndërsa shokët e tjerë e lanë punën dhe shkuan për të ngrënë drekën, ne të tre vazhduam punën dhe vakti i drekës na erdhi aty ku punonim për nivelimin e tarracave me ullinj. Të nesërmen brigadiere Rita, na solli në grup një student që e tejkalonte normën.
Ky ishte patronazhisti ynë. Nën shembullin e tij edhe ne do të bëheshim aksionistë të mirë. Kurrë nuk e kisha menduar që edhe sot 31 vite pas rrënies së komunizmit, unë sërisht do të kisha një patronazhist që do më “përmirësojë” bindjet e mia politike! Ky megaskandal që shpërtheu nga Lapsi i medias, po kalon pa shumë zhurmë pasi kur skandalet vinë me breshëri, fillojmë të mësohemi dhe na duken të zakonshme.

Në çdo vend me një demokraci normale, nëse të dhënat personale të votuesve do të gjendeshin në zyrat elektorale të partisë në pushtet, qeverinë nuk do ta zinte e nesërmja në zyra. Në Kanada ku unë banoj, ditëlindja, adresa dhe numri i telefonit janë të dhëna shumë sensitive. Përmes tyre mund të të vjedhin identitetin ( steal identity), të boshatisin llogarinë bankare apo marrin karta krediti në emrin tënd. Me pak fjalë, vjedhja e tyre përbën një vepër të rëndë penale. Po ç’po ndodh në Shqipëri? SPAK-u ka humbur si spata pa bisht. Dhe kur spatës (Spakut) i humb bishti, me të mund të presësh vetëm dorën, po jo pemën e lartë të korrupsionit që lulëzon në çdo stinë me paratë publike. Në tenderat e Ministrisë të Shendetsisë, pasi u dha tre javë kohë për të sekuestruar dokumentat, Spak gjeti fajtorë vetëm ca nënpunës ofertash, të cilët ia kaloi për hetim Prokurorisë së Tiranës. Për dosjen e Dibrës ia la pataten e përvëluar Prokurorisë së Dibrës, ku gjysma e prokurorëve nuk mund të bënin hetime se të pandehurit i kanë kushurinj.

Për inceneratorët e plehrave po presin udhëzime nga patronazhisti. Për gjobën “Becchetti 110”, do t’ia kalojnë Prokurorisë së Durrësit ngaqë është binjakëzuar kohët e fundit me Prokurorinë e Siçilisë. Pra drejtësia e re e shumë pritur është marrë në patronazh nga pushteti. Për të gjithë ka një patronazhist. Për policinë, për arsimin, për mjekësinë që ka xhveshur bluzën e mjekut për ti bërë spote pushtetit, për artin e median. Madje kjo e fundit është në pararojë të procesit të patronazhimit. Duket që patronazhisti ka punuar mirë dhe meriton lavdërime. Dje, duke injoruar skandalin e patronazhistit, pashë një analist dikur me profesion të fshehtë patronazhist që na dha “scoop” -in e radhës: Forcat e Natos do arrestojnë Presidentin Ilir Meta si organizator të grupit puçist të Rinasit. Që njerëzit edhe mund të lajthisin, helbete kohë pandemie është. Po që këto “lajthitje patronazhiste” të zënë vend në media, kjo është për të ardhur keq. Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve patronazhiste të 25 Prillit, ku rezultati është i patronazhizuar me kohë. Llogaritë janë bërë pa hanxhinë popull që për një thes miell, një legalizim, një falje gjobe apo një vend pune si patronazhist nesër, do t’ia japë votën shtetit. Po arbitri ndërkombëtar është i patronazhizuar? A është Ambasadorja Kim patronazhiste e Qeverisë Rama?

p.s. Në ditën e fundit të aksionit, të irrituar me rojen që i binte çangës që në orën 5 të mëngjesit për të na zgjuar, vendosëm ti bënim një reng. Me në krye Nand Kërpin dhe Ner Boçarin iu turrëm rojes dhe pasi e kapëm bëmë një rreth me duar dhe e hidhnim përpjetë. Ai i shkreti ulurinte kurse ne thoshim : mlidhni duart mbrapa që të binte në tokë. Por nuk e hodhëm, vetëm se i dhamë një mësim të mirë. Po populli sot a do ti japë qeverisë një mësim të mirë?

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll

Editorial 13 Prill 2021, 15:03

Të githë fajin patronazhistëve

Që prej të dielës, Lapsi.al po i kushton vëmendjen që meriton skandalit të përmasave jo të zakonshme, të vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë për qëll...

Editorial 13 Prill 2021, 12:51

Kapitalizmi nuk do të na shpëtojë nga Covid-19

Kur një qeveri drejtohet nga filozofia e lakmisë, aparteidi i vaksinave është i garantuar. 56 përqind e më shumë se 455 milion dozave të vaksinave anti-Covid ka...

Editorial 11 Prill 2021, 16:07

Grupi “puçist” i Rinasit

Në vitin e largët 1974, rrufetë e Zeus-it Enver nga Olimpi i marksizëm-leninizmit, do të binin pa mëshirë mbi ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe gjeralët d...

Editorial 9 Prill 2021, 12:15

Dështimi në Rinas ka emrin Edi Rama

Skandali i bllokimit të hapësirës ajrore shqiptare, tregoi se nuk ka asgjë që mund ta detyrojë Edi Ramën të sillet si Kryeministër dhe kabinetin e tij të sillen...

Editorial 8 Prill 2021, 17:31

Shqiptarë, rrëzojeni Ramën!

Edi Rama aq shumë është plakur në dy vitet e fundit, sa të duket pothuajse edhe e pandershme që t’ia kushtosh një shkrim të plotë. Nuk po flas për plakjen e nje...

Editorial 7 Prill 2021, 14:13

Telebingo e 25 Prillit

Ditët e mbetura drejt betejës politike të  25 Prillit po zvogëlohen, por falë  “kontributit” të  maxhorancës dhe gjyqtarëve të  Kolegjit Zgjedhor, do të  kemi  ...

Editorial 7 Prill 2021, 07:44

Më mirë le të vjedhin këta të tjerët!

Tek ne ekziston një e keqe që nuk ka fund. Ashtu si furrtaret, ata buburrecat e shpifur, që futen nëpër kuzhina pa u ndier e pastaj na pushtojnë shtëpinë, edhe ...