Politike

Gjylameti deklaratë kundër Bild, Rama: Doli vetë, i kam bërë vërejtje

16 Maj 2019, 20:13 Nga DOSJA
Gjylameti deklaratë kundër Bild, Rama: Doli vetë, i kam

TIRANË- Shkrimi i gazetës gjermane Bild ka qenë temë diskutimi në intervistën e Ramës në Opinion.

Teksa Rama u pyet pse e kishte nxjerrë në dekalratë për mediat deputeten, Blerina Gjylameti, Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk e ka bërë një gjë të tillë. Rama shtoi se Gjylemati ka dalë vetë në deklaratë dhe për këtë gjë, ai i kishte tërhequr vërejtje.

Fevziu: Keni nxjerrë dhe Gjylametin në një deklaratë për mediat

Rama: Gjylameti ka dalë vetë dhe i kam tërhequr vëmendjen, pasi i kam thënë që nuk duhet ta gjente fajin tek Bild.  

Kujtojmë se deputetja Blerina Gjylameti para dy ditësh pas publikimit të një një shkrimi kundër qeverisë në gazetën gjermane Bild, doli në një deklaratë për mediat nga selia e PS dhe reagoi kundër kësaj medie. Gjylameti u shpreh se shkrimi ishte një sponsorizim i PD dhe është i pavërtetë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerina gjylameti edi rama gazeta bild rama me gazetaret rama ne opinion blerina gjylameti edi rama gazeta bild rama me gazetaret rama ne opinion

Sondazh

Poll