Bota

Qeveria Kurti ul shtesat e pensionistëve, duke filluar nga nesër do të marrin 20 euro më pak

22 Prill 2021, 09:45 Nga DOSJA
Qeveria Kurti ul shtesat e pensionistëve, duke filluar nga nesër do

KOSOVË– Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë është ulur gati dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit. Në janar të këtij viti, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët.

Sipas Express, tani e tutje, përfituesit e skemës së pensioneve do të marrin vetëm 10 euro shtesa mbi pensionin bazë nën vlerën prej 100 eurove.

Kurti, gjatë dy fushatave të fundit elektorale, ka vënë theks tek përmirësimi i skemave sociale. Ka premtuar rritjen e pensioneve dhe kategorive të tjera përfituese nga skemat sociale të ekzekutivit. Para se të bëhej kryeministër, Kurti kishte premtuar dyfishimin e pensioneve minimale.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti avdullah hoti albin kurti avdullah hoti

Sondazh

Poll