Bota

Terrorizon të moshuarën duke e lidhur e më pas e grabit, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali

22 Prill 2021, 08:54 Nga DOSJA
Terrorizon të moshuarën duke e lidhur e më pas e grabit,

ITALI-Një shqiptar 27-vjeçar me iniciale A.Q është arrestuar ditën e djeshme në Itali pasi është i dyshuari kryesor për grabitjen e një të moshuare.

Shqiptari jeton në Verona dhe i shoqëruar bashkë me një person tjetër kanë hyrë duke thyer derën në banesën e të moshurës e cila po flinte në dhomën e saj të gjumit. Ata e lidhën dhe e pyetën menjëherë se ku ndodhet kasaforta.

Grabitësit kishin vjedhur 2 orë dore ari, 1 byzylyk fildishi, 1 gjerdan me të njëjtin material dhe një gjerdan qelibar raportojnë mediat italiane.

Menjëherë pasi grabitësit janë larguar, e moshuara zbriti në katin e parë të ndërtesës dhe kërkoi ndihmë menjëherë nga disa godina të cilat lajmëruan policinë.

Dy patrulla të Policisë së Shtetit mbërritën menjëherë në vendngjarje duke lajmëruar edhe 118 për të kontrolluar kushtet shëndetësore të gruas së moshuar, e cila edhe pse në gjendje ankthi arriti të përshkruante keqbërësit.

Agjentët e stacionit të policisë Trastevere vunë re një djalë, që i përgjigjej përshkrimeve i cili pasi pa forcat e rendit nisi të vrapojë. Pas një ndjekje të shkurtër, A.Q., 27 vjeç, shqiptar me banim në Verona, u bllokua dhe u arrestua.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota arrestohet 27 vjecari itali lidh te moshuaren verona arrestohet 27 vjecari itali lidh te moshuaren verona

Sondazh

Poll