Pas stabilizimit të situatës në vend, Greqia pritet të lehtësojë masat kufizimit të brenshëm muajin e ardhshëm
22 Prill 2021, 08:22Nga DOSJA
GREQI-Greqia do të fillojë gradualisht lehtësimin e masave anti-Covid muajin tjetër, pas Pashkëve Ortodokse, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Sipas planit të qeverisë, kafenetë, baret dhe restorantet do të rihapen në 3 maj. Shkollat fillore dhe të mesme do të rihapen në 10 maj dhe nga 15 maji njerëzit do të jenë të lirë të lëvizin midis rajoneve.
Greqia hoqi karantinën gjatë kësaj jave për udhëtarët e vaksinuar dhe ata që kanë një test negativ – Bashkimi Europian, MB, SHBA, Izraeli, Serbi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe raporton CNN.
Mitsotakis tha se ora policore do të mbetet në fuqi gjatë kremtimeve të Pashkëve Ortodokse. Kryeministri grek tha se situata pandemike në vend po stabilizohet dhe përsëriti rëndësinë e shpërndarjes së vaksinave, duke shtuar se duke filluar nga java e ardhshme personat mbi 30 vjeç do të kenë të mundësinë të vaksinohen.
Vendi ka regjistruar 323,639 raste që nga fillimi i pandemisë dhe 9,713 viktima.
(e.k/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
PAKISTAN- Të paktën katër njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur kur një makinë bombë e fuqishme shpërtheu në një hotel duke pritur ambasadorin k...
RUSI– Rusia është e gatshme të fillojë ndërtimin e stacionit të saj hapësinor me synimin për ta nisur atë në orbitë deri në vitin 2030 nëse Presidenti Vladimir ...
RUSI–Më shumë se 1.000 njerëz janë arrestuar në Rusi pasi kanë dalë në tubime të paautorizuara për të protestuar kundër ndalimit të burgimit të liderit të...
SHBA– Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi të Mërkurën se SHBA kishte administruar 200 milion doza vaksine që kur ai mori detyrën, duke përmbushur një premtim...
KOSOVË– Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, sot do të vizitojë Prishtinën, sipas njoftimit nga Ambasada gjermane në Prishtinë.Ai do të t...
Një raketë e shkrepur nga Siria në rajonin jugor të Negevit në Izrael ka bërë që të lëshohen sirenat paralajmëruese afër reaktorit bërthamor Dimona, ka njoftuar...
ITALI– Hetuesit e Policisë së Shtetit kanë identifikuar dhe arrestuar në Itali bashkëpunëtorin e autorit të sulmit terrorist të kryer në Francë në Nisë më 14 ko...
Mosmarrëveshja për votimet në Jerusalemin Lindor mund të çojë në anulimin ose shtyrjen e zgjedhjeve të para palestineze pas më shumë se 15 vjetësh.Presid...