Bota

Shefi i diplomacisë gjermane viziton sot Kosovën, pritet të diskutojë përafrimin me Bashkimin Evropian dhe dialogun Kosovë

22 Prill 2021, 07:13 Nga DOSJA
Shefi i diplomacisë gjermane viziton sot Kosovën, pritet të

KOSOVË– Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, sot do të vizitojë Prishtinën, sipas njoftimit nga Ambasada gjermane në Prishtinë.

Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Sipas Telegrafit, nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovës kanë bërë të ditur se tema të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me Bashkimin Evropian si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ministri i Jashtëm Federal Maas planifikon të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë më 22.04. 2021. Në kuadër të vizitës së tij ai do të zhvillojë biseda me Presidenten, Kryeministrin dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Pikë rëndesat tematike të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me BE-në, si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë”,- bën të ditur nga Ambasada gjermane në Kosovë.

Ndryshe, ministri gjerman për Evropë, Michael Roth ka thënë se Gjermania do të angazhohet edhe më tej me vendosmëri për liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Roth në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se shpreson që në Bashkimin Evropian së shpejti do të arrijnë një vendim për këtë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti heiko maas vjosa osmani albin kurti heiko maas vjosa osmani

Sondazh

Poll