Aktualitet

Artan Hoxha jep ‘alarme të forta’: Ajo që pamë në Elbasan, mund të ndodhë në Shkodër e Vlorë! Fevziu: Mos se ti e k

21 Prill 2021, 21:58 Nga DOSJA
Artan Hoxha jep ‘alarme të forta’: Ajo që pamë

TIRANË– Artan Hoxha ka dhënë ‘alarme të forta’ për ngjarje kriminale në Shqipëria, gjatë periudhës së zgjedhjeve. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se qytetarët e Elbasanit nuk janë të dhunshëm. Ai shtoi se zonat e tjera ku ka rrezik të ndodhë diçka e tillë siç edhe ndodhi në Elbasan, janë Vlora e Shkodra.

Artan Hoxha tha më tej se nuk është aspak çudi që të ndodhë një gjë e tillë edhe në dy qarqet e tjera. Gazetari u bëri thirrje edhe qytetarëve që të distancohen nga dhuna e nga subjektet politike, pasi të vetmit që do të dalin të humbur, janë vetë ata.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Nuk do të surprizohesha nëse do të ndodhte diçka e tillë edhe në Vlorë apo Shkodër, janë dy ekstremet e nxehta

Blendi Fevziu: Ti pusho aman se e ke gojën helm

Artan Hoxha: Unë nuk dua që të ndodhë, por ajo që pamë sot tregon shumë. Qytetarët e Elbasanit, ata qytetarët e thjeshtë e shohin shumica nga televizori, nuk kanë lidhje me ta. Unë përfitoj që tu bëj edhe thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg dhunës dhe të mos bëhen mish për top për politikanët, pasi të vetmit që do ta hanë në fund, janë po vetë ata. Sot e hëngri ajo familja e mjekut Xhuvani që i shkoi në varr dhe ai tjetri ish-efektivi që ka lënë katër fëmijë vetëm dhe jeton në shtëpi me qira.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha blendi fevziu vritet pjerin xhuvani artan hoxha blendi fevziu vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2021, 19:51

ELBASAN– Tre persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me forca efektivët e policisë së Elbasanit dhe janë futur në zonën e rrethuar ...