Politike

Vrasja në Elbasan, Bardhi: Është filmuar personi duke dhënë para

21 Prill 2021, 21:35 Nga DOSJA
Vrasja në Elbasan, Bardhi: Është filmuar personi duke

TIRANË– Gazmend Bardhi, drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit ka folur në emisionin “Opinion”, lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në këtë qytet.

Duke folur për ekzistencën e një strukture të ngritur nga PD për mbrojtjen e votës, Bardhi tha ndër të tjera se një anëtar i kësaj strukture, ka filmuar persona që japin para dhe mbledhin karta.

“Ne kemi të filmuar faktin që personi është filmuar nga grupi i mbrojtjes së votës duke dhënë para dhe duke mbledhur karta. Personi që ka këtë celular ka shkuar për të dëshmuar në polici”, u shpreh Bardhi.

I pyetur nga gazetari Spartak Koka, se prej sa kohësh personat që ishin pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës ishin atashuar pranë tij, Bardhi tha se ai punonte me stafin e tij, ndërkohë që kjo strukturë ka operuar e pavarur prej tij.

Marrë nga Opinion.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazment bardhi vritet pjerin xhuvani gazment bardhi vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 20:47

TIRANË– Presidenti Ilir Met aka dënuar dhunimin e Luan Tares, anëtarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një postim në Facebook, Meta shkruan s...