Politike

21 Prill 2021, 19:36 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka lënë të paqartë rolin që kishte Pjerin Xhuvani, i cili u vra sot, në Partinë Socialiste.

I ftuar në Real Story, Rama tha se i ndjeri dhe familja e tij duhen respektuar, duke mos shtuar asgjë tjetër.

Nuk dua të flas për një njeri që ka ndërruar jetë, një njeri që ndërron jetë duhet respektuar si një njeri që ka ndërruar jetë. Edhe familja e tij gjithashtu. Kjo është Shqipëria e atyre që kërkon të kthehet mbrapasht. Këta nuk e parashikojnë vendin si një Shqipëri që mund t’ia dalë mbanë. Është vrarë një njeri. Si mund të justifikohet vrasja e një njeriu duke dhënë karakteristika të një njeriu që u vra. Domethënë Taulant Balla qenka fajtor sepse një badigard një paramilitar i ardhur nga qytete të tjera nxjerr armën dhe sakaton dhe i merr jetën një njeri. Po ku jemi këtu? Kjo është për tu thënë shqiptarëve që kur unë them që rreziku për tu kthyer mbrapa është real. Nuk bëj retorike,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama vritet pjerin xhuvani edi rama vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll