Aktualitet

Ish-efektiv i forcave RENEA, pjesë e grupit të sigurisë së Ambasadës Amerikane dhe baba i 4 fëmijëve, kush është Arbër

21 Prill 2021, 20:15 Nga DOSJA
Ish-efektiv i forcave RENEA, pjesë e grupit të sigurisë së

ELBASAN– Arbër Papleka, i cili tashmë ndodhet pas hekurave si autor i masakrës së ndodhur në qytetin e Elbasanit ka qenë efektiv i forcave RENEA. 36-vjeçari, babai i katër fëmijëve, me origjinë nga Tropoja, ka qenë shef i njësisë së posaçme në policinë e shtetit në Tiranë dhe efektiv i forcave RENEA. Në vitin 2018, Papleka u shkëput nga forcat RENEA dhe u zgjodh si pjesë e grupit të sigurisë nga stafi i Ambasadës Amerikane në Tiranë.  

Papleka u bë pjesë e një konkursi të cilin e fitoi pasi kishtë një përgatitje shumë të mire. Më pas, ai u bë pjesë e grupit shoqërues të Gazment Bardhir, drejtuesit politik të PD-së për qarkun e Elbasanit.

Dhe sot, u përfshi në përplasjen me armë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ka qenë vetë Papleka që pas krimit të rëndë, ka rrëmbyer makinën e një qytetari në Elbasan dhe ka ardhur tek reparti RENEA në Tiranë ku ka kërkuar takim me komandantin.

Ai është futur në zyrën e komandantit të RENEA-s, duke pranuar autorësinë e krimit dhe duke dorëzuar dhe armën me të cilën kishte qëlluar.

“Jam Arbër Pepkola, kam qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, pash rrezikshmëri të lartë, pasi isha i rrezikuar dhe hapa zjarr,”– ka thënë ai dhe ka dorëzuar armën. Më pas ai është prangosur dhe është dërguar në qeli.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arber papleka vritet pjerin xhuvani arber papleka vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2021, 19:51

ELBASAN– Tre persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me forca efektivët e policisë së Elbasanit dhe janë futur në zonën e rrethuar ...