Aktualitet

I shpëtoi breshërisë së plumbave në Vlorë, dëshmitari tregon autorin: Ishte me syze dhe kapelle, mu duk si polic

21 Prill 2021, 18:27 Nga DOSJA
I shpëtoi breshërisë së plumbave në Vlorë,

VLORË– Një person që pa me sytë e tij se si qëlluan me breshëri armësh drejt një lokali në Selenicë ka treguar se ai dhe pronari i lokalit kanë shpëtuar për pak.

Në një deklaratë për mediat, dëshmitari tha se autori mbante kapele dhe syze e se nuk foli fare, por vetëm qëlloi.

“Dera hapur ishte 24 orë hapur rri. Ishte me syze dhe me kapele. Një person pashë unë. Unë mendova ndonjë polic nga ata të kufirit, me kallash në dorë. Nuk foli asnjë llaf. Pa u futur brenda qëlloi në drejtimin që është e llogaritur, që je ulur ti, që të kapë ose në kokë ose në kraharor. Në lokal isha unë dhe i zoti i lokalit, qëlloi të paktën një karikator. Në ikëm me vrap. Ishte në këmbë. Asnjë fjalë nuk foli. Unë jam hallexhi, mezi nxjerr bukën e gojës. Unë nuk merr me politikë dhe asgjë dhe nuk di gjë,”- tregon ai.

LAJM KRYESOR: Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, qëllohet me breshëri drejt një lokali, PD: Pronari është pjesë e strukturave tona, ka prapavijë politike. Dëshmitari: Shpëtuam për pak

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet qellohet drejt lokalit ne vlore qellohet drejt lokalit ne vlore

Sondazh

Poll