Aktualitet

Detaje nga masakra e Elbasanit, ish-efektivi i forcave RENEA e qëlloi me plumb në kokë Xhuvanin

21 Prill 2021, 19:20 Nga DOSJA
Detaje nga masakra e Elbasanit, ish-efektivi i forcave RENEA e qëlloi me

ELBASANDosja.al ka mësuar se ish-efektivi i forcave RENEA, Arbër Papleka që aktualisht ndodhet pas hekurave për masakrën e Elbasanit e ka qëlluar Pjerin Xhuvanin me plumb në kokë.

Mësohet se ish-efektivi Papleka është parë të zbresë nga një furgon i bardhë dhe është përplasur më grupin, pjesë e të cili ishte edhe viktima, Xhuvani.

Gjatë përplasjes, ai e ka qëlluar Xhuvanin me armë zjarri në kokë e kraharor duke e lënë të vdekur.

Të plagosur kanë mbetur edhe katër persona të tjerë. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arber papleka pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani arber papleka pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll