Bota

21 Prill 2021, 15:44 Nga DOSJA

SHBA– Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të martën se vërshimi i emigrantëve në kufirin me Meksikën mund të shkatërrojë vendin.

Në intervistën e parë të rëndësishme që prej largimit nga detyra,  Donald Trump tha se administrata e tij e kishte pasur situatën nën kontroll në kufi me Meksikën dhe se gjithçka Biden duhej të kishte bërë, ishte të mos merrej fare me çështjen, shkruan CNN.

“Një gjë tjetër, ata po na dërgojnë jo njerëzit e tyre më të mirë. Ata po na dërgojnë njerëz që, në shumë raste, jo në të gjitha rastet, janë vrasës, tregtar të drogës, trafikantë njerëzish dhe vërtet të këqij – përdhunues, njerëz vërtet të këqij,“- tha Trump për emigrantët.

Ata po e minimizojnë aq sa munden, por situata është e tmerrshme dhe mund të shkatërrojë vendin tonë. Njerëzit po vërshojnë dhe gjatë muajve në vazhdim mund të shihni diçka që nuk e keni parë më herët. Ajo që po ndodh në kufirin tonë është e paprecedentë, me dhjetëra mijëra njerëz nisen drejt kufirit. Ajo që Biden duhet të kishte bërë është të linte gjërat siç ishin. Nëse do ta kishte bërë, ne po regjistronim të dhëna shumë pozitive dhe emigrantët po vinin vetëm në mënyrë të ligjshme”,- tha Trump.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll