Bota

Zyrtare: Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas nesër do të qëndrojë në Kosovë

21 Prill 2021, 14:59 Nga DOSJA
Zyrtare: Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas nesër do të

 KOSOVË– Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, do të qëndrojë nesër në Prishtinë.  Ai do të takojë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Kryediplomati gjerman pritet të diskutojë me krerët e institucioneve për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. Vizitën e tij e ka konfirmuar ambasada e Gjermanisë në Prishtinë për telegraf.

Qeveritë evropiane dhe administrata Biden vazhdimisht kanë deklaruar se qeveria e Kosovës duhet t’i rikthehet dialogut me Serbinë për t’i hapur rrugë marrëveshjes përfundimtare.

Nga qeveria e Kosovës kanë konfirmuar se kryeministri Kurti në javën e ardhshme do të udhëtojë për në kryeqytetin evropian për t’u takuar me udhëheqësit kryesorë të institucioneve evropiane, por kanë mohuar se do të ketë takim me presidentin serb Vuçiq, i cili gjithashtu do të qëndrojë në Bruksel javën e ardhshme.

“Ministri i Jashtëm Federal Maas planifikon të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë më 22.04.2021. Në kuadër të vizitës së tij ai do të zhvillojë biseda me Presidenten, Kryeministrin dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Pikërëndesat tematike të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me BE-në, si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë”, -thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Për më tepër nga Gjermania zyrtare ka pasur reagime kundër idesë së ndryshimit të kufijve të shteteve në Ballkan, pasi disa ditë më parë u raportua për një dokument jozyrtar që qeveria e kryeministrit slloven, Janez Jansa ka dërguar në adresë të presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.

Ministri për Evropë i Qeverisë Federale të Gjermanisë, Michael Roth, në një intervistë për Deutche Welle ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e Berlinit zyrtar kundër idesë së prekjes së kufijve në Ballkanin Perëndimor, debat ky i rikthyer pas publikimit të një letre jozyrtare e në të cilën përshkruheshin lëvizje kufijsh e shkëputje territoresh.

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota albin kurti donika gërvalla heiko maas vjosa osmani albin kurti donika gërvalla heiko maas vjosa osmani

Sondazh

Poll