Bota

Presidenti kinez Xi Jinping do të marrë pjesë në samitin e klimës të organizuar nga Biden

21 Prill 2021, 14:13 Nga DOSJA
Presidenti kinez Xi Jinping do të marrë pjesë në samitin e

SHBA- Presidenti i Kinës Xi Jinping do të marrë pjesë në një samit të ndryshimit të klimës të udhëhequr nga SHBA të enjten me ftesë të presidentit Joe Biden, në takimin e parë midis dy udhëheqësve që nga ardhja e administratës së re të SHBA.

Xi do të marrë pjesë në samitin përmes videos dhe do të mbajë një fjalim “të rëndësishëm”,- tha Hua Chunying, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, në një deklaratë të mërkurën, raporton The Guardian.

SHBA dhe Kina, dy emëtuesit më të mëdhenj të gazrave serrë në botë, kanë rizbuluar një interes të përbashkët në luftën me ndryshimet klimatike. Bisedimet shënuan gjithashtu një rifillim të dialogut për klimën të ndaluar gjatë administratës së Donald Trump, i cili u tërhoq nga marrëveshja e Parisit.

Kerry dhe Xie Zhenhua kishin thënë se ishin “të përkushtuar për të bashkëpunuar” në trajtimin e krizës klimatike, edhe pse tensionet e larta mbeten në shumë fronte të tjera. Kina si emetuesi më i lartë i karbonit në botë  është zotuar të arrijë kulmin e emetimeve deri në 2030 dhe të bëhet neutral i karbonit 30 vjet më vonë.

Biden pritet këtë javë të njoftojë synimet e reja të SHBA-së për uljen e emetimeve të karbonit si pjesë e samitit, mes alarmit global në rritje për temperaturat rekorde dhe katastrofave natyrore gjithnjë e më të shpeshta.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden samiti i klimes te organizuar nga shba xie zhenhua joe biden samiti i klimes te organizuar nga shba xie zhenhua

Sondazh

Poll