Bota

AGJENDA/ Ministri i Jashtëm gjerman vizitë zyrtare në Kosovë, Maas: Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm

21 Prill 2021, 13:23 Nga DOSJA
AGJENDA/ Ministri i Jashtëm gjerman vizitë zyrtare në

KOSOVË– Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka mbërritur për një vizitë zyrtare ditën e sotme në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, dhe do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Gjatë takimit me Osmanin, Maas ka folur për rëndësinë e dialogut me Serbinë, ku ka thënë se ai është kyç për antarësimin e Serbisë në BE. Lë lidhje me dialogun, Maas gjithashtu shprehur mbështetjen dhe përkrahjen e tij për të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Ai më tej tha se ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan është shumë e rrezikshme, si dhe jorealiste, ndërsa në lidhje me liberalizimin e vizave, Maas tha se Kosova e ka bërë pjesën e saj të marrëveshjen dhe se tani është radha e BE-së që të mbaj fjalën e saj.         

Nga ata tjetër, Osmani u shpreh se dialogu me Serbinë duhet që të analizohet mirë pasi Kosova nuk ka ndërmend që të hyjë dhe të pranojë aventura të tilla si ndryshimi i kufijve dhe të Kushtetutës. 

Gjithashtu, ministri gjerman për Evropën, Michael Roth ka thënë se Gjermania do të angazhohet edhe më tej me vendosmëri për liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Roth në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se shpreson që në Bashkimin Evropian së shpejti do të arrijnë një vendim për këtë.

(I.A;d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti donika gërvalla heiko maas vjosa osmani albin kurti donika gërvalla heiko maas vjosa osmani

Sondazh

Poll