Politike

Situatë e nxehtë 4 ditë para zgjedhjeve! Meta flet për manipulime: Ka rrezik për deformim në njësinë 10, kandidatët e P

21 Prill 2021, 09:39 Nga DOSJA
Situatë e nxehtë 4 ditë para zgjedhjeve! Meta flet për

TIRANË– 4 ditë para 25 prillit, presidenti i Republikës Ilir Meta, ngriti sot një shqetësim për manipulim dhe deformim të rezultatit në njësinë 10., ku është edhe njësia pilot e votimit dhe numërimit elektronik. Presidenti tha se është një rrezik real për të blerë komisionerët e opozitës nga ana e kandidatëve të Partisë Socialiste. “Iu bëj thirrje të jenë të përqëndruar dhe të mos bien pre e lodhjes”,-tha Meta. 


Kreu i shtetit u ndal edhe tek incidenti i LSI në Fier për vendosjen e banerave dhe tha se këto janë provokime për të prishur procesin e zgjedhjeve, dhe se shqetësimi real nuk janë banerat e PS, por tentativat për shitblerje votash. Kreu i shtetit tha se fierakët duhet të jenë gati me mjete të forta për të mbrojtur votën. Gjithashtu, ai foli edhe për një rezultat që do të mbrohet nga presidenti, dhe përsëriti se opozita ka mbi 90 mandate.

Pas prononcimit për shtyp, Meta u nis për në Fier, nga ky ndau detaje nga takimi që zhvilloi me kandidaten për deputete të LSI-së, Keidi Mehmetaj lidhur me incidentin e banderolave të partisë. Më pas, kreu i shtetit u ndal në Vlorë, ku komentoi përgjimet e kreut të Kadastrës, Artan Lame. Meta shtoi se qytetarët e Vlorën e morën përgjigjen për premtimet që Damian Gjiknuri bën zgjedhje pas zgjedhjeve në lidhje me legalizimet.

Ndërsa lidhur me masakrën e Elbasanit, numri një i shtetit u shpreh se ishte kreu i qeverisë, Edi Rama personi që shtynte tensionin. Ndërsa shtoi se do ta komentonte më gjërësisht në një moment tjetër, pasi të mësonte më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

(F.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 10:28

TIRANË– Kandidati për deputet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tvo, ka denoncuar një shkelje sipas tij, ku qytetarët që vijnë nga Greq...