Sport

“Kur flitet për para, minimizohen vlerat e futbollit”, trajneri Edi Reja në kërkim të një lojtari, që luan topin në m

21 Prill 2021, 13:00 Nga DOSJA

TIRANE – Trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja është i pranishëm këto ditë në Tiranë, për të ndjekur seleksionimet e moshave të ndryshme të ekipeve zinxhir të përfaqësueseve. Ai ndodhej në Kamëz të martën për të parë futbollistët e rinj të ditëlindjes 2004/2005.

Për çfarë ka parë në këtë përzgjedhje, problemet e që e shqetësojnë Kombëtaren, si dhe për krijimin e të ashtuquajturës Superliga Europiane, trajneri i kuqezinjve ka deklaruar për mediat: “Jemi duke bërë disa përzgjedhje, duke parë më nga afër sektorin e të rinjve në ekipet zinxhire të kombëtares. Këta janë lojtarë që vijnë nga kampionati vendas dhe niveli është i mire. Në pamje të parë vihet re një fizik shumë i mirë, por duhen ndjekur nga afër dhe në vazhdimësi. Por është një fillim i mire,”- shprehet në fillim trajneri i Kombëtares.

Ndërkohë, që paraqitjet e fundit të kuqezinjve, veç rezultatit, kanë qenë jo edhe aq të mira dhe trajneri është i qartë se çfarë na mungon në lojën e futbollistëve tanë. “Kam grumbulluar për ndeshjet tona miqësore që kemi, rreth 30 lojtarë dhe shpresoj të gjejmë ndonjë emër të ri për ndeshjet zyrtare të shtatorit. Në ndeshjet e fundit nuk kemi luajtur fare mirë. Me skuadrat që mbyllen prapa, nuk gjejmë dot zgjidhje dhe ky është problem. Na duhet një lojtar që luan në mesfushë topin dhe gjen alternativa për ndeshje të tilla. Kishim Bajramin si alternativë, por na doli problemi me dokumentacionin. Megjithatë kam edhe disa alternativa, por ata janë me origjinë kosovare, apo nga Maqedonia e Veriut dhe shpesh me ta kemi probleme që t’i bindim për të luajtur me ne”.

Në fund, i pyetur për ngjarjen më të përfolur të ditës, atë të Superligës Europiane, trajneri Reja ka të njëjtin mendim, si kushdo që e do futbollin. “Superliga nuk është futboll është biznes. Unë jam më tepër për formatet që kërkojnë merita për të arritur te suksesi. Të fitosh Champions League duhet të kesh merita dhe duhet të kualifikohesh që në kampionatin vendas. Ndërsa këta shihnin vetëm interesin ekonomik dhe kur flitet për para, minimizohen vlerat e futbollit”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport edi reja kombëtaren superliga europiane edi reja kombëtaren superliga europiane

Sondazh

Poll

Sport 20 Prill 2021, 21:47

Edhe Barcelona drejt largimit nga Super League?!

SPANJE – Shtohen zërat e largimev të tjera mes 12-tëshes themeluese të Super Leagues. Pas skuadrave angleze priten ato spanjolle, Atletico Madrid, por edh...