Sport

Armand Duka: “Fitoi futbolli, tani është edhe më i fortë”

21 Prill 2021, 01:36 Nga DOSJA

ZVICER – Tërheqja e gjysmës së klubeve themeluese të Super League-s dhe rruga drejt shkrirjes e kësaj iniciative, ka treguar edhe një here qartë forcën e UEFA-s dhe FIFA-s përballë çdo emri të madh të klubeve apo presidentëve të tyre.
Një tërheqje që veç të tjerave rikthen normalitetin në botën e futbollit dhe kjo është gjëja më pozitive. Një nga përshëndetësit e këtij rikthmi në normalitet ka qenë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka.

Postimi i plotë

Super” Game over!!!

Iniciativa e nxituar e disa klubeve europiane per krijimin e te ashtequajtures Super Lige deshtoi.

Pershendes fort rikthimin ne sensin e arsyes te klubeve angleze te cilat moren vendimin per tu terhequr nga kjo aventure dhe per tu ribashkuar me familjen tone, UEFA-n, nje reflektim i menjehershem per te mos vijuar me rrugetimin pa krye.

Falenderime per te gjithe komunitetin e futbollit, i cili u bashkua ne unitet e solidaritet unik per te mbrojtur vlerat e verteta te trashegimise sone me te cmuar, futbollit, lojes me te bukur ne bote.

Falenderime te vecanta e mirenjohje per Presidentin Ceferin, UEFA-n, FIFA-n, konfederatat simotra, Federatat Kombetare, qeverite e vendeve perkatese, Ligat Profesioniste, lojtaret, median dhe vecanerisht tifozet pasionante anembane botes per nje mbeshtetje te pakrahasueshme dhe per shpirtin e solidaritetit te treguar.

Jam i bindur se, si ne cdo moment te veshtire qe kemi hasur, edhe nga kjo sfide futbolli doli edhe me i forte

Se bashku jemi me te forte!

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 20 Prill 2021, 21:47

Edhe Barcelona drejt largimit nga Super League?!

SPANJE – Shtohen zërat e largimev të tjera mes 12-tëshes themeluese të Super Leagues. Pas skuadrave angleze priten ato spanjolle, Atletico Madrid, por edh...